A e keni harruar Ronaldinhon? Kujtojeni pak gjeniun e futbollit (Video)

Nuk duhet ta harrojmë assesi futbollistin më të mirë në botë, para fillimit të epokës Messi. Ronaldinho, ish futbollist i Barcelonës dhe Milanit, konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të këtij sporti, dhe kjo falë talentit dhe shkathtësive të jashtëzakonshme që pati.

Në videon e mëposhtme janë mbledhur golat dhe lëvizjet më të mira të përfaqësuesit brazilian, i cili në vitet e fundit po luan në atdhe, pas karrierës së bujshme në Evropë, ku ndër të tjera luajti edhe me Paris Saint Germainin. /Fish Media/