Kolumbiani Darwin Quintero ka realizuar një gol ‘bombastik’ nga rreth 25 metra, në ndeshjen e zhvilluar gjatë fundjavës në Atlas. Portieri i Atlas, Miguel Pinto, pak ka mundur të bëjë në këtë rast, pasi që goditja e Quienteros ishte vërtetë e fuqishme. Falë këtij goli, ekipi i tij Santos Laguna fitoi me rezultat 2:1 ndaj Atlas. /Fish Media/






