Një regjisor dhe fitues i disa çmimeve është shqyer nga një peshkaqen i madh i bardhë, ndërkohë që po notonte në një plazh popullor në Zelandën e Re.
Adam Strange, 46 vjeç, u sulmua dhe u tërhoq nën ujë rreth 200 metra nga plazhi Muriwai, në orën 1:30, përpara qindra turistëve.
Mendohet se edhe tre peshkaqenë u afruan aty pas sulmit, ndërkohë që policia qëlloi më shumë se 20 herë nga varkat e shpëtimit dhe një helikopter, në një tentativë të dëshpëruar për të shpëtuar viktimën.
Peshkaqeni e lëshoi trupin e tij dhe polumbarët e gjetën atë pas 30 minutash.
Familja e babait të një fëmijë u trondit nga lajmi.
Një peshkatar tha se peshkaqeni ishte rreth 45 metra larg vendit ku ai po peshkonte.
Ai thotë se pa regjisorin duke luftuar për pak me peshkaqenin dhe i bënë atij thirrje që të afrohej pranë shkëmbinjve. Por pas pak panë vetëm kokën e tij mbi ujë dhe vunë re se kishte vdekur.
Peshkatari tha se nuk ka parë kurrë peshkaqen në këtë zonë, edhe pse ka tre vite që peshkon aty.





