LAJM I FUNDIT/ Autori i masakrës në Zvicër është kosovari Viktor Berisha (VIDEO)


Në mediat kryesore në botë është kryelajm sulmi mbi një fabrikë në Zvicër. Një person në gjendje amoke ka nisur të qëllojë mbi punëtorët e fabrikës ku punonte vetë, duke lënë 2 viktima dhe 7 të plagosur.
Mësohet se autori i këtij krimi të rëndë është kosovari Viktor Berisha, nga fshati Brekoc i Gjakovës.
Ai më pas është mbytur nga punëtorët, pasi kishte tentuar të vriste edhe njerëz të tjerë që ishin në fabrikë.
Ngjarja ndodhi në fabrikën e përpunimit të drurit “Kronospan” në Lucernë.
Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa një drejtues i fabrikës tha se Viktori nuk është përfshirë më parë në incidente. Ai ishte një njeri i qetë dhe punëtor.