Nga Yuriko Koike
![]() |
Yuriko Koike |
Katër vjetët e Clintonit si kryediplomate amerikane ia kanë dhënë asaj statusin e ikonës në botë, dhe këtë gjë ajo e ka merituar. Derisa ajo ishte në krye të politikës së jashtme, dy prej luftërave më të gjata në historinë amerikane ndodhën në fazën e përfundimit, aleancat amerikane janë ringjallur, derisa gratë e reja në mbarë botën janë inkurajuar që të ndjekin pas ëndrrat e tyre – si në fushën akademike, ashtu edhe në biznes apo politikë
F. Scott Fitzgerald pati thënë se “nuk ka akt të dytë në jetën e amerikanëve”. Karriera e mahnitshme e Hillary Clintonit (dhe e papërfunduar, siç besoj unë) – prej zonjës së parë të SHBA-së në senatore amerikane, duke u bërë më pas kandidate presidenciale dhe në fund sekretare Shteti në administratën e personit që mposhti – dëshmon se Fitzgerald ka gabuar shumë. Sot, derisa Clinton largohet nga posti, po spekulohet me të madhe se ajo do të synojë të bëhet pasuese e presidentit Barack Obama më 2016. Ajo jo vetëm që e ka bërë aktin e dytë, por edhe të tretin – derisa miliona amerikanë duan që ajo ta shkruajë të katërtin. Katër vjetët e Clintonit si kryediplomate amerikane ia kanë dhënë asaj statusin e ikonës në botë, dhe këtë gjë ajo e ka merituar. Derisa ajo ishte në krye të politikës së jashtme, dy prej luftërave më të gjata në historinë amerikane ndodhen në fazën e përfundimit, aleancat amerikane janë ringjallur, derisa gratë e reja në mbarë botën janë inkurajuar që të ndjekin pas ëndrrat e tyre – si në fushën akademike, ashtu edhe në biznes apo politikë. Të arriturat e saj kanë bërë që Clinton të radhitet në mesin e sekretarëve më të mëdhenj amerikanë të Shtetit – Dean Acheson, Henry Kissinger dhe James Baker.
Posti i sekretares së Shtetit është njëmend global sa i përket fushëveprimit. Për të duhet jo vetëm një konceptim koherent se si funksionon bota dhe ku ndodhen interesat amerikane brenda rendit ndërkombëtar, por edhe shkathtësi të jashtëzakonshme politike dhe guxim. Clinton i ka përdorur ashtu si duhet të gjitha këto virtyte. Midis dy luftërave dhe ngritjes së Azisë, Clinton është përballur me tri sfida të mëdha, me të cilat secili sekretar shteti duhet të përballet: përcaktimin e sfidave, përgatitjen e një strategjie funksionale që gëzon mbështetjen e tërë Qeverisë amerikane dhe opinionit publik dhe menaxhimin në praktikë të diplomacisë amerikane. Në këtë aspekt, asaj i ka ndihmuar besimi i madh që ka pasur Obama tek ajo – një gjë kjo mbresëlënëse, duke e pasur parasysh rivalitetin e tyre në fushatën presidenciale të vitit 2008. Vendimi i Obamas është dëshmi jo vetëm për mënyrën e tij të të gjykuarit, por edhe për karakterin e saj. Sfida kryesore e Clintonit si sekretare Shteti ishte që ta riformulonte natyrën e ndërhyrjes amerikane në çështjet globale. Amerika, e cila ka vepruar pa pëlqimin e askujt në vitet e luftës kundër terrorizmit, kishte zemëruar edhe aleatët e vet më të ngushtë dhe nuk ia kishte dalë të zgjidhte asgjë me luftërat në Irak e Afganistan, ashtu si edhe me krijimin e një strukture të paqes në Azi, që po përballet me ndikimin e ri dhe këmbëngulësinë e Kinës. Derisa Clinton ishte në krye të diplomacisë, SHBA-ja edhe një herë bëri aleancat e veta – në Evropë, Lindje të Mesme dhe Azi – parim bazë dhe mekanizëm kryesor operativ të politikës së vet të jashtme. Ky besim i ripërtërirë tek aleatët ka qenë posaçërisht i rëndësishëm në Azi dhe në Lindje të Mesme, ku SHBA-ja e ka shfrytëzuar bashkëpunimin me partnerët e vjetër, si Turqia, Japonia dhe Koreja Jugore, ashtu si edhe aleancat e reja me Indinë dhe Indonezinë, për të zmbrapsur agresionin.
Në të vërtetë, “rëndësia tek Paqësori” e politikës së jashtme amerikane, nuk ka mundur të ndërmerrej po qe se SHBA-ja nuk i kishte ringjallur së pari raportet e veta me demokracitë e Azisë. Por, ajo po ashtu nuk kishte mundur të ndërmerrej pa vendosmërinë e Clintonit që Kina të bëhej pjesë e zgjidhjes, e jo vetëm cak i politikës së frenimit. Si rezultat i kësaj, Kinës është duke iu dhënë mundësia që ta ruajë dinjitetin e vet, duke marrë në të njëjtën kohë stimuj që të integrohet në rendin stabil rajonal, që e mirëpret si pjesë integrale, përderisa i respekton rregullat. Natyrisht se përpjekjet e Clintonit për revitalizimin e aleancave të Amerikës e kanë bërë prioritet kthimin e besimit tek udhëheqja amerikane dhe këtë gjë ajo e ka arritur pa synuar që ta militarizojë secilin problem ndërkombëtar. Qasja e saj fillimisht nënkuptonte se krijimi i kushteve për bashkëpunim mund ta përforconte synimin për paqe afatgjatë.
Për më tepër, madje edhe derisa e theksonte rëndësinë e aleancave, ajo nuk e shpërfilli përballjen diplomatike me kundërshtarët, ndonëse kjo kurrë nuk u shfrytëzua thjesht si arsyetim për theksimin e dallimeve, posaçërisht në rastin e Iranit dhe të Koresë Veriore. Clinton, ligjvënësja e dikurshme dhe politikania me përvojë, e kuptonte se rëndësia e vërtetë e një udhëheqëseje nuk bazohet në ballinat dhe sondazhet e sotme, por në politikat afatgjata dhe institucionet. Ajo e dinte se një përpjekje e tillë kërkon gatishmëri për të arritur qëllimet në faza, pa marrë parasysh të arriturat. Sipas saj, “sfida tani është politika të praktikohet si art i bërjes së mundshme të asaj që duket e pamundur”. Gjëja që më së paku është përmendur, por e cila ka efektin më të madh afatgjatë, është lufta e Clintonit që e bëri kauzën e barazisë gjinore – dhe jo vetëm në qarqet e vendimmarrjes – fokus të veçantë të diplomacisë së saj. Kudo që udhëtonte ajo, shprehej në mbrojtje të të drejtave të barabarta. “Në shumë raste, marshi drejt globalizmit po ashtu ka nënkuptuar margjinalizim të grave dhe vajzave. Kjo duhet të ndryshojë”, theksonte ajo. Clinton ka ndihmuar që të bëheshin ndryshime, jo vetëm për gratë si ajo (dhe unë), por edhe për gratë e varfra dhe të heshtura të botës.
Autorja ka qenë ish-ministre japoneze e Mbrojtjes dhe këshilltare për siguri nacionale. Marrë nga “Project Sindycate”
...