5 gjëra që liderët amerikanë i besojnë, por nuk i shprehin


Nga Stephen M. Walt

(Foreign Policy) 



Le të na shkojë në mendje pak fantazi: çdo të ndodhte sikur ndonjë nga zyrtarët tanë të politikë së jashtme rastësisht të gëlltiste natrium pentotal (serum) para ndonjë dalje publike a konference dhe të fillonte të fliste për të vërtetat duke i thënë një e nga një duke zbuluar gënjeshtrat dhe korrektësinë politike? Ju e dini mirë: nëse ata nisin të flasin kësisoj në publik, a e dimë se çfarë besojnë ata personalisht? Çfarë të vërtetash të papërshtatshme mund të na dëgjojnë veshët?
Në këtë pikë, ja tek janë 5 të vërtetat që nuk duhej të dëgjonim nga ndonjë zyrtar amerikan.
1. “Nuk kemi për të shpëtuar kurrë nga armët bërthamore”. Presidentët amerikanë kanë folur për çarmatimin që në fillim të epokës bërthamore. Sipas Traktatit të vitit 1967, ne formalisht jemi angazhuar në ‘negociata për mirëbesim mbi masat e efektshme që kanë lidhje me ndërprerjen e armëve bërthamore në një datë më të hershme dhe për çarmatimin bërthamor. “Është bërë e modës për specialistët në pension siç është George Shultz, William Perry, Sam Nunn dhe Henri Kissinger që bëjnë thirrje për eliminimin e armëve bërthamore (edhe pse veprime të tilla mund t’i kenë kundërshtuar në zyrë) dhe padyshim edhe sot, Barack Obama ka mbajtur disa fjalime që në fillim të mandatit të tij të parë si presidenti amerikan. Disa të tjerë po përpiqen ta bëjnë të madhe çështjen për përfshirjen e Chuck Hagel me Global Zero, një fushatë e respektueshme ndërkombëtare për t’u çliruar njëherë e mirë nga armët bërthamore.
Por le të bëhemi për ca minuta më seriozë. Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ulur rezervat bërthamore që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ende ka mijëra të tjerë aktive apo rezervë. Liderët amerikanë duhet të paguajnë për synimin ndaj çarmatimit total dhe pak prej tyre mund të favorizohen prej saj, por ata e kuptojnë mirë se këto armë janë siguruesit e fundit dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë për t’ua dhënë atyre për aq kohë sa kanë besim se nuk ekziston ndonjë skenar i besueshëm që mund t’i dëshirojë. Kjo do të thotë se nuk ka për të ndodhur as gjatë jetës sime, as gjatë jetës suaj.
2. “Ne nuk duam t’ia dimë fare për të drejtat njerëzore”. Presidentët, diplomatët dhe politikanët e tjerë flasin gjatë gjithë kohës për të drejtat e tyre dhe Kongresi bashkë me filialin ekzekutiv shpesh i detyrojnë vendet e vogla që t’i japin rëndësi të drejtave të njeriut. Por kur të drejtat e njeriut bien në konflikt me interesat e tjera, shqetësimet tona morale rrinë në vend të fundit pothuaj çdo herë.  Shumica e amerikanëve nuk e vrasin shumë mendjen kur programi i sanksioneve amerikane kundër Irakut shkakton vdekjen e disa qindra e mijëra irakenëve (shumë prej tyre fëmijë) dhe askush nga zyrtarët që autorizojnë torturën gjatë administratës së Bushit nuk është përballur me ndonjë padi apo ndonjë investigim serioz. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë aleatë, ku të drejtat e njeriut shpesh vihen në lojë dhe ne vazhdojmë të bëjmë tregti dhe të investojmë p.sh. në Kinë, pavarësisht standardeve të të drejtave të njeriut. Nuk po them që qeveria amerikane është totalisht indiferente për shqetësime të tilla, padyshim; ajo që dua të them është se nuk po tregohet vullnet për të bërë më shumë apo për të paguar koston me qëllim që të avancohet me të drejtat njerëzore, nëse interesat strategjike paralele vijnë paralel.
3. “Nuk ka për të patur ndonjë zgjidhje mes 2 shteteve”. Përgjigja politike korrekte për konfliktin Izrael-Palestinë është se ne favorizojmë një zgjidhje dy shtetëshe bazuar në negociatat midis dy partive. S’ka rëndësi se nuk ka shumë mbështetje krijimi i një shteti palestinez në Izrael. Nuk ka rëndësi se palestinezët janë shumë të dobët dhe të ndarë për të negociuar siç duhet me to. Dështimi i procesit të gjatë të Oslos ka zvogëluar legjitimetin e Fatahut dhe ka forcuar përkrahësit e Hamasit. Nuk ka rëndësi se zgjedhjet e fundit në Izrael, ndërkohë që dobësohej Netanjahu, nuk e forcuan dot paqen. Nuk ka rëndësi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbi 20 vjet që janë tërhequr nga marrëveshja, sepse ajo nuk funksionoi kurrë si një ndërhyrës i vërtetë.  Por askush nga pala e zyrtarëve nuk e thotë këtë me zë të lartë.
4. “Na pëlqen të jemi numri 1 dhe na pëlqen të rrimë në atë pozicion sa më shumë të mundemi”. Shumica e liderëve amerikanë i pëlqen të flasin për bashkëpjesëmarrjen globale dhe për nevojën për të punuar bashkë me aleatët. Ata përpiqen të mos flasin me shumë gjallëri për dominimin amerikan. Liderët amerikanë e dinë se të jesh më i fortë se të gjithë është diçka e dëshirueshme dhe ai që kandidon për president nuk zotohet për të “bërë Amerikën 2”. Kjo, sepse liderët amerikanë kanë qenë gjithnjë të ndarë më dysh për bashkimin evropian: ata duan që Europa të jetë e bashkuar aq sa duhet, që të mos kthehet në burim shqetësimesh për ta, por ata dëshirojnë të lidhen bashkë në një super-shtet të fuqishëm.
5. “Ne bëjmë shumë gjëra absurde në politikën e jashtme”. Të gjithë e dinë se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Kubës ka qenë një dështim që nga fillimi i viteve 1960, por nuk ka ndryshuar kurrë, sepse piketat nuk duken se kanë vlerë dhe u kanë hequr vizën disa njerëzve me ndikim në Florida. Të gjithë e dimë se politika e jashtme për “luftën kundër drogës” ka qenë më pak e suksesshme sesa fushata anti-drogë në vend, por ende nuk e kemi dëgjuar Hagelin apo dikë tjetër të flasë për këtë. Të gjithë e dinë se shumica e aleatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përreth botës janë zhvilluar nën mbrojtjen dhe përkrahjen amerikane, por ta thuash këtë me zë të lartë, nuk duket ndonjë veprim i duhur diplomatik.
E dimë se lufta afgane është e humbur, por ne pretendojmë se mund të jetë një fitore. Është e dukshme që përafrimi ynë me programin bërthamor të Iranit ka qenë i keqdrejtuar dhe se i kemi kaluar këto 2 dekadat e fundit duke i dhënë Iranit më shumë arsye për të dashur armët bërthamore dhe e kemi futur veten në një gropë më të thellë diplomatike. Mos prisni nga zyrtarët ta pranojnë këtë fakt, aq më tepër në publik.
Ashtu siç thashë, kjo është thjesht një fantazi boshe. Në të vërtetë nuk dua të them aspak se Hagel apo edhe McDonough ose Lew a ndonjë tjetër ngjajnë me serumin e së vërtetës.
Por është vërtet argëtuese të imagjinosh se si mund të nxjerrin zyrtarët pa dashje në ndonjë moment të caktuar, sidomos nëse  hiqen frenimet dhe përmbajtjet morale. Çfarë presim të na thonë ata pastaj?

Përktheu Rudina Dahri