Këngëtarja amerikane, Mariah Carey ka postuar në Twtitter një foto ku shihet tek lahet në vaskë, në përgatitje për të festuar Shën Valentinin me bashkëshortin e saj, Nick Cannon.
Por, në këto moment mesa duket një mysafir i pa ftuar është kredhur në ujin me shkumë të vaskës, dhe ai është pikërisht qeni i saj, Jill E i cili mesa duket ka dashur të përfitojë për të luajtur pak me të.
Këngëtarja shihet e zhytur në një vaskë të ndriçuar me qirinj dhe me një gotë shampanjë pranë, një ambient ky shumë romantik për t’i paraprirë natës së Shën Valentinit me njeriun e saj të dashur.





