Lutja e fundit e Papës: Ndoqa dëshirën e Zotit


lutja e fundit e papesPara një turme prej 100 mijë personash, Papa Benedikti XVI ka mbajtur lutjen e tij të fundit publike si Papë.
Benedikti tha se e ka ndjekur dëshirën e Zotit me vendimin e tij për dorëheqje. “Zoti po më thërret që të ngjitem në mal”, tha Papa para mijëra njerëzve që ishin mbledhur për ta dëgjuar, dhe se pas dorëheqjes do t’i përkushtohet lutjeve dhe meditimeve.
Papa 85-vjeçar do të japë dorëheqjen më 28 shkurt, siç ka thënë, për arsye shëndetësore.
Ai do të mbajë një takim përfundimtar me kardinalët në mëngjesin e 28 shkurtit dhe dorëheqja e tij, e para nga një Papë në afro 600 vjet, do të hyjë në fuqi në orën 20:00.
Vatikani ka thënë se shpreson që një Papë i ri do të caktohet para se Kisha Katolike të fillojë me ditët festive të Pashkëve.
Ndërkohë, mediat italiane janë mbushur plot me spekulime se Benedikti dha dorëheqje për shkak të skandaleve të ndryshme në Vatikan.

Related Posts: