Kur një polic kthehet në vrasës (FOTO)


Një oficer i policisë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dyshohet se ka vrarë tre njerëz, mes tyre edhe një oficer policie në detyrë.
Mediat bëjnë me dije se ai e ka paralajmëruar krimin e tij, pasi i ka dërguar gazetarit të CNN, Anderson Cooper një pako.
Christopher Jordan Dorner kishte futur aty një monedhë, të dhënë nga ish- shefi i policisë në Los Angeles, i cili mbikëqyri shkarkimin e tij nga detyra në vitin 2008. Suveniri ishte bërë shoshë me plumba.
Dorner po ashtu kishte përfshirë në pako edhe DVD dhe një shënim, ku theksonte se ai ishte pushuar nga puna nga të korruptuarit, pasi ai kishte denoncuar një zyrtar për brutalitet policor.
Ai ka postuar edhe në Facebook një manifest, duke deklaruar se do marrë hak ndaj të gjithë atyre që beson se e kanë hequr nga puna.
“Nuk kam pasur kurrë mundësi të kem një familje timen, kështu që po u jap fund familjeve tuaja,” shkruan ai.
“Për fat të keq, nuk do jem gjallë për të parë që emri im të pastrohet. E gjitha kjo bëhet për emrin. Një burrë nuk është askushi pa emrin e tij”.
Me qindra policë dhe trupa speciale të armatosura deri në dhëmbë janë vënë në kërkim të tij.
Dorner ka bërë një listë me 40 persona, të cilët i ka në shënjestër.
Të dielën ai vrau bijën dhe dhëndrin e ardhshëm të një kapiteni të policisë, që e mbrojti atë në seancën dëgjimore disiplinare.
Policia e pikasi atë në një nga zonat e njerëzve të shënjestruar prej tij, por ai qëlloi duke lënë të vdekur një polic me 11 vite në detyrë. Një tjetër u plagos rëndë.
Policia është në gatishmëri të lartë pasi Dorner ka qenë edhe pjesë e marinës amerikane. Ai është dërguar në Irak dhe është i mirëstërvitur.
Një zyrtar policie tha se ky është operacioni më i madh në histori në kërkim të një njeriu.
1
2
3
4
5
6
7