Fillimisht nisi me hamburgerët, ku thuhej se mishi ishte i lopës, por analizat treguan se ishte mish kali.
Së fundmi është zbuluar se edhe lazanjat e firmës Findus kanë mish kali.
Agjencia për Standardet Ushqimore thotë se ka nisur një hetim të gjerë për të gjitha produktet e gatshëm, për të provuar se cilat kanë mish kali.
Shefja e kësaj agjencie, Catherine Brown, thotë se situata është vërtet për t’u zemëruar.
Firmat që janë kapur me mish kali në produkte, janë urdhëruar të tërheqin produktet nga tregu. Ndërkohë, ekziston frika se një rrjet i organizuar po e shpërndan mishin e kalit.
Autoritetet thonë se deri më tani nuk ka ndonjë rrezik për shëndetin, ndërkohë që qytetarët druhen se ushqimi ka pasur hormone.





