Depardieu është rus në shpirt (edhe pak çeçen) (VIDEO)


Aktori i njohur, Gerard Depardieu ishte në lajmet qendrore të mediave të huaja pak muaj më parë, kur vendosi të largohej për në Rusi, për të shpëtuar nga përndjekja e taksave të qeverisë socialiste.
Por tani aktori Depardieu po tregon se është rus në shpirt.
Ai ka udhëtuar për në kryeqytetin e Çeçenisë, në Grozni, ku është pritur nga lideri i këtij vendi, diktatori Ramazan Kadirov.
Pas një darke luksoze, Depardieu ia ka marrë valles.
Aktori është akuzuar si tradhtar nga vendi i tij, pasi u vendos në Rusi.
Mikpritësi i tij, Kadirov, i mbështetur nga Kremlini, akuzohet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.