Një avioni i kohës së Gjermanisë Lindore, i nxjerrë nga përdorimi, është kthyer në një suitë luksoze hoteli.
Avioni sovjetik Ilyushin II-18, tani është kompletuar me xhakuzi, sauna, bar, kuzhinë luksoze dhe një ekran të sheshtë.
Kabina e pilotit ka mbetur ashtu siç ishte.
Aeroplani përdorej nga liderët e Gjermanisë Lindore.
Por sipërmarrësi holandez, Ben Thijssen, që ka në pronësi hotelsuites.nl, kishte në plan prej vitesh që të kthente në hotel një avion.
Sipërmarrësi holandez njihet për idetë e tij të çuditshme për të kthyer në hotel burgjet, anijet, etj.





