Situata e tensionuar kohëve të fundit në Luginë, ka ndikuar që shumë qytetarë të largohen nga vendi në drejtim të Kosovës dhe shteteve perëndimore. /Telegrafi/
Ky burrë shpreh zhgënjimin e tij para mediave të pranishme në sheshin e Preshevës, ku ishte i vendosur edhe lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së
Ai flet në gjuhën serbe për padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve në Luginë, duke i cilësuar ato si më të vështira se në kohën e Milosevicit.
“Ju e keni pruar situatën deri në këtë pikë”, tha plaku duke aluduar në Qeverinë e Serbisë. Ai tha se dëshmorët që ranë dhe sot u hoqën nga sheshi i Preshevës, kanë vdekur për këtë vend dhe se asnjë nga familjet e tyre nuk ka përfituar asnjë pension, raporton Titulli.
“Është turp kjo që keni sjellë nga Beogradi. Mos na keni sjellë ndonjë fabrikë. Turp të keni”, thoshte ai.
Preshevari theksoi se vetëm pse ishte shqiptar, në kohën kur ishte i sëmurë në spitalin e Vranjës, atij i kanë thënë se do ta presin si derr.
“Më thanë se do të më presim si derr nëse nuk jap të holla”, tha plaku.
Situata e tensionuar kohëve të fundit në Luginë, ka ndikuar që shumë qytetarë të largohen nga vendi në drejtim të Kosovës dhe shteteve perëndimore.