Rrënohen 27 përmendore të varrezave serbe në Kllokot

Në varrezat ortodokse serbe në fshatin Kllokot afër Vitisë janë rrënuar 27 përmendore mbi varreza, njofton radioja serbe nga Kosova, KiM.

Sipas njoftimit, në varreza gjenden pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po e bëjnë hetimin e ngjarjes. Kreu i Komunës së re të Kllokotit, Sasa Mirkovic, i cili jeton në afërsi të këtyre varrezave, deklaroi se është i shokuar me këtë kat vandal.

Informatën e ka konfirmuar edhe drejtori i radios lokale të Kllokotit, Nikola Stolic, i cili tha se “ka informata për rrënimin e varrezës” dhe se atje gjendet policia.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër edhe Zyra për Kosovë e qeverisë së Serbisë, e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që sa më parë t’i zbulojë dhe ndëshkojë aktorët e këtij akti vandal, transmeton Koha Net.

Siç dihet, sot në Preshevë, pikërisht qeveria serbe i dha urdhër xhandarmërisë së saj që të heqë nga lapidarin përkujtimor të dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe ka mundësi që ky akt të jetë një lloj hakmarrje për atë që ndodhi në Preshevë.



58