SUPLEMENT/Kush ishin 39 drejtorët e Policisë së Shtetit, fati që i ndoqi pas postit


Gazeta “Tirana Observer” nga numri i sotëm do të botojë pjesë nga libri i “DREJTORËT E PËRGJITHSHËM TË POLICISË SHQIPTARE, 1913-2013”, i studiuesit të njohur Hilë Lushaku. Ky libër bën historinë e Policisë. Pasi libri është shkruar në fakte dhe një punë të madhe studimore. Hilë Lushaku jep një kontribut të madh hulumtues për të zbuluar se kush e drejtoi policinë në 100 vjet, një vlerë që ngjall të harruarit (nga viti 1913 deri me 1943, nuk dihej kush ishin drejtuesit).
Nga Hilë Lushaku

Policia-e-Shtetit1Në vijim të studimeve dhe shkrimeve që kam bërë gjatë dhjetë viteve të fundit, për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë shqiptare, vlerësova të duhur edhe hartimin e jetëshkrimeve të drejtorëve të Policisë. Në 100 vjetorin e krijimit të strukturave të sigurisë publike në Shqipëri, ky libër merr vlera të veçanta, sepse identifikon autoritetet (titullarët) e njërit prej institucioneve kyç të administratës shtetërore për “vetëqeverimin”, për rregullin e rendin publik, për zbatimin e urdhrave e vendimeve administrativë që lidhen pazgjidhshmërisht me sigurinë publike, respektimin e ligjit, garantimin e ruajtjen e jetës dhe pronës private të qytetarëve e asaj publike.

Ditën që po skicoja këtë “hyrje”, në emisionin “Shqip”, të gazetares së njohur Rudina Xhunga, më tërhoqi vëmendjen shprehja e të ftuarit të saj, Roberto Saviano: “Qeverive ju mbeten besnikët. Besnikët janë të pamposhtur. Çfarëdolloj gjëje të bëjë shefi, ata do ta ndjekin pas deri në fund”. Natyrshëm më lindi pyetja: “A kanë qenë të tillë drejtorët e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare”. Lexuesi i nderuar do e gjejë përgjigjen e kësaj pyetjeje në faqet e këtij libri, por paraprakisht shprehem se ka pasur prej tyre drejtues model në përmbushjen e misionit e të përgjegjësive të funksionit, ndonjë tjetër me zell të tepruar, ca qenë “kukulla” të qeverisë apo të partisë, të “nënshtruar” të ministrave, ndonjë edhe “servil mjeran” me veprimtari apo “indiferencë” për t’u hetuar penalisht, ndokush edhe “kapriçioz”, por me të drejtë, ndonjë tjetër u thirr “për ditën e qahmetit’, që të shpëlajë të “palarat e qeverisë” apo ligësitë e politikanëve qeverisës. Gjithsesi ata kanë qenë firmëtarë të shumë akteve administrative, hartuar me urdhër apo formular nga “kalemxhinjtë”. I madhi Viktor Hygo, më erdhi në ndihmë për këtë konstatim, më thënien e çmuar, për disa: “E ardhmja ka shumë emra, për të dobëtit është e paarritshme, për ata që kanë frikë, e panjohura, për të zellshmit ajo është shansi”. Disa prej drejtorëve të Policisë u shkon për shtat kjo thënie proverbiale, e lexuesi do të klasifikojë vetë secilin drejtor të Policisë, se si u caktua në detyrë, sa i shërbeu misionit të Policisë, mbeti “i gjallë” apo u “harrua”, la gjurmë apo linçua, vuri apo hoqi “tulla” në godinën e Policisë Shqiptare. Paska qenë e thënë që ndonjëherë dallgët e jetës sjellin fat edhe për ndonjë mediokër apo për të tjerë të paaftë, madje për këta të fundit, kur janë të squllur, amorfë, të bindur, të manipulueshëm e të përpunueshëm si plastelinë, janë të preferuar të autoriteteve të korruptuar, se me atë lloj drejtuesi, të kallëpit “Yes sir” mund të “mjelet” pa qeder lopa e radhës. Këtu nuk meritojnë të futen ata autoritete që punuan e sakrifikuan në emër të idealit kombëtar, të nderit e moralit qytetar, të Zotit e të ligjit. Disa kanë merita të pakontestueshme për çfarë kanë bërë dhe historia do t’i ruajë në memorien e saj si njerëz të vlerave në çështjet e sigurisë publike dhe shërbimin shembullor, njerëzor e ligjor ndaj komunitetit. Padyshim që roli i tyre ka qenë i rëndësishëm kurdoherë, madje edhe në monarki, edhe nën pushtimin fashist e nazist, edhe në sistemin politik komunist, edhe gjatë tranzicionit specifik shqiptar, ku drejtorët e përgjithshëm janë linçuar nga politika sipas orekseve të partisë në pushtet që ia kaloi edhe partisë shtet. Ndër drejtorët e Përgjithshëm të Policisë, ka prej tyre të mërguar, të tjerë të hetuar, gjykuar apo dënuar, ka edhe të pushkatuar por ka edhe të dekoruar e nderuar pa merita. Edhe këto do t’i çmojë lexuesi i thjeshtë, ndërsa unë mora përsipër t’i gjej e t’i skedoj, t’i rendis e t’i dërgoj për publikim. Ka pasur ndonjë drejtor Policie që është liruar nga detyra me motivacion të çuditshme edhe pse ka qenë i vlerësuar për punën e kryer, të tjerë janë lënë në harresën e viteve, madje ndonjë prej tyre u duket edhe historianëve se nuk e ka mbajtur këtë post. Çudia më e madhe qëndron me drejtorin e parë të Policisë, kosovarin Halim bej Jakova-Gostivari identifikuar si i biri i gjeneralit tetovar Mehmet Pashë Dëralla . I harruar e zhvlerësuar mbeti deri më tani edhe drejtori i dytë i Policisë, delegati e firmëtari i shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912, Fehim Mezhgorani. Veli Vasjari, Qazim Bodinaku e Kolë Radovani mbetën viktima të periudhës së Luftës së Dytë Botërore; Sali Ormëni nuk dihet ende nëse u vetëvra apo u ekzekutua nga regjimi komunist; Musa Çelepija e Skënder Selmanaj nuk kanë varr për përshpirtje dhe nuk u dihet fati pas lirimit nga detyra; Zef Kadarja, Shyqyri Borshi e Gjysh Deda, përveç se u burgosen u ekzekutuan me pushkatim; Maqo Çomo, Dilaver Bengasi e Veli Myftari provuan edhe qelitë e ftohta të burgut, kurse Tahir Kolgjini e Theodor Stamati emigruan për  t’u shpallur më pas përjetësisht “armik i popullit”.

Vështruar përzgjedhja e drejtorëve sipas krahinave, bie në sy fakti se Shkodra e Vlora kryesojnë me nga tetë drejtorë, më pas vijnë Tepelena e Elbasani me nga tre, Tirana, Durrësi, Korça nga dy, dhe Gjakova, Kukësi, Gramshi, Mallakastra e Lezha me nga një, kurse Skënder Selmanaj nuk dihet nga ishte dhe se ku përfundoi më 1944. Sipas analizimit të kohës së caktimit në postin e drejtorit, rezulton se drejtorët, kryesisht janë përzgjedhur sipas preferencave të ministrave të Brendshëm, sipas ndikimit të kryeministrave dhe kush krahinë kishte drejtimin e shtetit. Tipike është kjo veçanërisht nga viti 1939 e në vijim. Atë kohë Ministria e Brendshme drejtohej kryesisht nga veriorët (Maliq Bushati, Kolë Bibë Mirakaj, Rexhep Mitrovica) dhe në krye të Policisë u caktuan miq të tyre (Zef Kadarja, Theodor Stamati, Shyqyri Borshi, Gjush Deda, Kolë Radovani, Tahir Kolgjini). Çlirimi i vendit, ndonëse pati fillimisht në krye një dibran, përzgjedhja e drejtuesve të Policisë duket se i takoi zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër dhe pak ditë edhe Korçës, kur Koçi Xoxe mori postin e ministrit të Brendshëm. Pas zhvillimeve të pakëndshme me Sali Ormënin e Maqo Çomon, “e drejta” për drejtimin e Policisë i kaloi vendlindjes së “komandantit”, prej nga u zgjodh juristi korrekt Kasëm Kaçi (Kaso), i cili drejtoi “Policinë Popullore” rreth 18 vjet dhe pas “rrëzimit” të sistemit komunist pati kritika nga shtresa e të përsekutuarve politikë se ka ushtruar terror e dhunë ndaj tyre për motive politike. Edhe në periudhën e tranzicionit, kjo dukuri nuk u shmang, por tashmë përzgjedhjen e bënte kreu i qeverisë, e padyshim këtu do të dalin përsëri në skenë ndarjet veri-jug, por me theks predominimi i shkodranëve e dibranëve.

Fillimisht, në drejtimin e Policisë, u caktuan juristë, madje të shquar si Halim Jakova, Fehim Tepelena, Ahmet Sinani; në kohën e luftës 1939-1944, u përzgjodhën administratorë e ushtarakë; pas viti 1944, u caktuan partizanë, disa edhe me pak shkollë, kurse pas vitit 1968 e në vijim predominoi emërimi i drejtorëve të arsimuar në shkolla të larta, madje shumica të diplomuar edhe juristë e diplomatë, ku spikatin Kasëm Kaçi, Xhule Çiraku, Dilaver Bengasi e Bajram Ibraj, të cilët kanë edhe kohë qëndrimi më të gjatë në post.

Përmbushja e misionit dhe e përgjegjësive të funksionit; udhëheqja e menaxhimi i strukturave në vartësi; vlerësimet, akuzat e kritikat; fati i mëtejshëm; problemet, vështirësitë e përballjet; sukseset e dështimet në detyrë, për secilin drejtor, janë trajtuar realisht, me paanshmëri, ndershmërisht por edhe me guxim e kurajë, bazuar në dokumentet arkivore, shtypin e kohës, të dhënat e rrëfyera nga protagonistët dhe dijenitë e njohjet autorit.  

Libri, në strukturë, paraqet 39 jetëshkrime, renditur sipas radhës së qëndrimit në detyrë, shkruar me të njëjtin stil. Në 100 vjetorin e Policisë, ky libri i bën nder Policisë shqiptare, është homazh për ata që nuk jetojnë, pasuron historinë e Policisë së Shtetit, mund të shërbejë si indikator për vëmendje.

DREJTORËT E PËRGJITHSHËM TË POLICISË SHQIPTARE NË 100 VJET
1) HALIM JAKOVA-GOSTIVARI

Vitlindja: më 1878

Vendlindja: Gjakovë

Arsimi: I lartë, Drejtësi, në “Robert Kolezh”,

Stamboll

Koha e qëndrimit në detyrë: 13 janar 1913- maj 1913; 28 gusht 1919-1 shkurt 1920; 1

shkurt 1920-17 dhjetor 1920; 22 prill 1922-21

gusht 1922 (3 vjet e një muaj)

Mosha në detyrë: 35 vjeç

Detyra të tjera: deputet (1922-1923); drejtor i shtetit civil (1921-

1922); prefekt (1923-1924)

Gjuhët e huaja: osmanisht, serbisht, frëngjisht, italisht

Fati: emigroi i përndjekur si mbështetës i lëvizjes së qershorit

1924; u pensionua vetëm 40 ditë para vdekjes kur ishte

“braktisur” nga shteti republikan i Ahmet Zogut; disa historianë

e kanë ngatërruar me Halim Dëralla-Tetova; nuk ka varr për

përshpirtje; ende nuk ka vlerësimin e duhur si drejtori i parë i

Policisë Shqiptare; u shua më 1 gusht 1927, në Tiranë

2) FEHIM MEZHGORANI (TEPELENA)

Vitlindja: më 12 gusht 1874

Vendlindja: Mezhgoran, Tepelenë

Arsimi: I lartë, Drejtësi, në Stamboll

Koha e qëndrimit në detyrë: 24 maj 1913-

30 janar 1914 (8 muaj)

Mosha në detyrë: 39 vjeç

Detyra të tjera: delegat i Tepelenës dhe

përfaqësues i klubit “Bashkimi” të Janinës në

shpalljen e pavarësisë, më 1912; kryeredaktor i gazetës

“Zgjimi”; ndihmës ministër i Drejtësisë; kryeprokuror i Tiranës

më 1925; prefekt në periudhën 1929-1930

Gjuhët e huaja: turqisht, frëngjisht, greqisht

Fati: u (vetë)vra më 4 shkurt 1930, por ka dyshime se e vrau

ordinanca e tij (pasardhësit e tij akuzojnë Ahmet Zogun se e

vrau pabesisht); varri i tij kanë qenë deri vonë jashtë varrezave

të qytetit të Peshkopisë; më 2012 iu dha titulli “Qytetar Nderi

i Tepelenës (Pas vdekjes)”

3) VELI VASJARI

Vitlindja: më 12 prill 1887

Vendlindja: Vasjar, Tepelenë

Arsimi: Gjimnazi “Vefa”, Stamboll

Koha e qëndrimit në detyrë: 1 prill 1914-30

qershor 1914; 11 janar 1922- 22 prill 1922

(shtatë muaj e 11 ditë)

Mosha në detyrë: 27 vjeç

Detyra të tjera: nënprefekt në disa rrethe në

periudhën 1916-1921 dhe 1923-1927; gradohet prefekt dhe

kryen këtë detyrë deri më 7 prill 1939

Gjuhët e huaja: osmanisht, frëngjisht

Fati: u vra më 12 maj 1944, në përpjekje me forcat partizane,

midis Grabovicës dhe Çërravës (në Korçë)

4) SULEJMAN KËRÇIKU

Vitlindja: 1873

Vendlindja: Tiranë

Arsimi: e mesme ushtarake, Stamboll

Koha e qëndrimit në detyrë: 2 tetor 1914-27

janar 1916 (një vit e katër muaj)

Mosha në detyrë: 41 vjeç

Detyra të tjera: nënprefekt në Tiranë

Gjuhët e huaja: turqisht

Fati: Mbas largimit të Esad Toptanit nga Shqipëria, më 27 janar

1916, u tërhoq në jetën e tij private, la fëmijë që u shquan në

shërbim të atdheut: Shyqyriu (djali i madh), Hamdiu e Kadriu

(mjek i dëgjuar ortopedie). Vdiq më 12 gusht 1940 në Tiranë.

5) AHMET SINANI

Vitlindja: 1873

Vendlindja: Elbasan

Arsimi: Drejtësi, Stamboll

Koha e qëndrimit në detyrë: 17 dhjetor 1920-

10 janar 1922 (një vit e 24 ditë)

Mosha në detyrë: 47 vjeç

Detyra të tjera: prokuror në Turqi dhe Elbasan;

gjyqtar i apelit në Berat

Gjuhët e huaja: greqisht, frëngjisht, turqisht

Fati:nuk pati marrëdhënie të mira me ministrin e Brendshëm,

Mehdi bej Frashëri, pas lirimit nga detyra nuk jetoi gjatë, u

shua më 1925, në Elbasan.

6) MUSA ÇELEPIA

Vitlindja: 1895

Vendlindja: Shkodër

Arsimi: “Idadije ushtarake”, Shkodër

Koha e qëndrimit në detyrë: 21 gusht 1922-

26 dhjetor 1922 (katër muaj e pesë ditë)

Mosha në detyrë: 27 vjeç

Detyra të tjera: më 1923, nëpunës i shtetit

civil në Shkodër

Gjuhët e huaja: turqisht

Fati: u dënua nga qeveria zogiste, emigroi pas dënimit, është

kërkuar nga shtetit por nuk u gjend kurrë më pas, nuk dihet se

kur dhe ku u shua.

7) HAMZA ISA ISARAJ

Vitlindja: 10 maj 1872

Vendlindja: Vlorë

Arsimi: Shkenca Politiko-Juridike-Administrative,

në Stamboll

Koha e qëndrimit në detyrë: 10 dhjetor

1924- 26 dhjetor 1924 (16 ditë)

Mosha në detyrë: 52 vjeç

Detyra të tjera: aktivist në shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor

1912, arsimtar, kryekomisari i parë i qeverisë së Vlorës

Gjuhët e huaja: italisht, greqisht, frëngjisht, turqisht, anglisht

Fati: emigroi pas viti 1924, i përndjekur nga Zogu, u fal pas

disa vitesh por u detyrua të mos merrej me politikë; pas vitit

1944, rezulton i dekoruar me disa medalje e urdhra, u shua

më 8 dhjetor 1940.

8) QAZIM BODINAKU

Vitlindja: 1893

Vendlindja: Tiranë

Arsimi: gjimnazin, në Durrës

Koha e qëndrimit në detyrë: 24 shkurt 1926-

7 korrik 1926 (katër muaj e 16 ditë)

Mosha në detyrë: 33 vjeç

Detyra të tjera: kryesekretar i gjyqit të apelit

në Tiranë, nënprefekt e prefekt në disa rrethe

Gjuhët e huaja: turqisht

Fati: u vra më 6 prill 1939, nga dy persona me të cilët kishte

pasur më parë probleme për shkak të detyrës, kur po shkonte

për t’u bashkuar me Zogun dhe larguar së bashku nga

Shqipëria.

9) RRUSTEM YMERI

Vitlindja: 1897

Vendlindja: Dibër

Arsimi: filloi studimet e larta, në Selanik, por

u përjashtua nga shkolla, pa e kryer të plotë

Koha e qëndrimit në detyrë: 20 dhjetor

1926-1927 (nuk mund të nxirret kohë e saktë)

Mosha në detyrë: 29 vjeç

Detyra të tjera: kryesekretar i gjyqit të apelit në Tiranë,

nënprefekt e prefekt dhe kryetar bashkie në disa rrethe

Gjuhët e huaja: frëngjisht, italisht, serbokroatisht dhe turqisht

Fati: u internua disa vite nga regjimi i Enver Hoxhës, u shua

në vitin 1972, në Durrës.

10) HILË MOSI

Vitlindja: 22 prill 1885

Vendlindja: Shkodër

Arsimi: Klagenfurt të Austrisë

Koha e qëndrimit në detyrë: 1 shkurt 1914-

30 mars 1914, 3 shtator 1928-1929 (nuk

mund të nxirret kohë e saktë)

Mosha në detyrë: 29 vjeç

Detyra të tjera: prefekt, senator, deputet, ministër i Arsimit,

gazetar, poet, në periudhën 1916-1918 ishte shef (drejtor) i

Policisë në Shkodër (i zgjedhur nga austriakët),

Gjuhët e huaja: gjermanisht, frëngjisht, italisht, serbokroatisht,

bullgarisht

Fati: nuk është njohur si drejtor Policie, por vetëm si atdhetar

dhe poet; vdiq i ri, më 21 shkurt 1933 në Tiranë, por u varros

në Shkodër; u cilësua “mason” nga klerikët katolikë

11) ZEF KADARJA

Vitlindja: 07 janar 1892

Vendlindja: Shkodër

Arsimi: kolegjin e jezuitëve, Shkodër

Koha e qëndrimit në detyrë: 31 gusht 1940-

23 mars 1942 (gati një vit e shtatë muaj)

Mosha në detyrë: 48 vjeç

Detyra të tjera: sekretar, kryesekretar dhe

ndihmës anëtar i gjyqit të fillimit, nënprefekt, prefekt, ministër

i Brendshëm, inspektor i Përgjithshëm i Kryeministrisë

Gjuhët e huaja: italisht, gjermanisht

Fati: dënuar në mars 1945 dhe pushkatuar nga regjimi

komunist, në prill të atij viti

12) THEODOR STAMATI

Vitlindja: 12 mars 1896

Vendlindja: Durrës

Arsimi: Akademinë Ushtarake në Modena,

Itali

Koha e qëndrimit në detyrë: 23 mars 1942-

26 nëntor 1942 (tetë muaj e tre ditë)

Mosha në detyrë: 46 vjeç

Detyra të tjera: shef sektori në Ministrinë e Luftës, komandant

xhandarmërie në disa rrethe, nënprefekt, zëvendësdrejtor i

Drejtorisë Administrative e Konsullore në shërbimin diplomatik,

nënkomandant i Përgjithshëm i Karabinierisë (nën pushtimin

fashist italian)

Gjuhët e huaja: italisht, greqisht, frëngjisht dhe pak turqisht

Fati: emigroi, u shpall “armik i përjetshëm” nga regjimi komunist,

vdiq në emigracion, Itali, në vitin 1954.

13) SHYQYRI BORSHI

Vitlindja: 1895

Vendlindja: Shkodër

Arsimi: lice në Stamboll dhe Shkollën e

Trupave të Regjimentit të 10-të të Këmbësorisë,

në Bari.

Koha e qëndrimit në detyrë: 26 nëntor 1942-

4 qershor 1943 (gjashtë muaj e tetë ditë)

Mosha në detyrë: 47 vjeç

Detyra të tjera: aktor, dramaturg, përkthyes, këshilltar

ushtarak, qarkkomandant xhandarmërie në disa rrethe

Gjuhët e huaja: italisht, gjermanisht, turqisht, frëngjisht

Fati: dënuar në mars 1945 dhe pushkatuar nga regjimi

komunist, në prill të atij viti.

14) GJUSH DEDA

Vitlindja: 1896

Vendlindja: Shkodër

Arsimi: gjimnazin në Shkodër, kurs ushtarak

në Budapest

Koha e qëndrimit në detyrë: 4 qershor 1943-

30 gusht 1943 (gati tre muaj)

Mosha në detyrë: 47 vjeç

Detyra të tjera: qarkkomandant në disa rrethe, nënprefekt,

inspektor pranë Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë,

Gjuhët e huaja: italisht, gjermanisht

Fati: dënuar e pushkatuar nga regjimi komunist, më 10 maj 1947.

15) KOLË RADOVANI

Vitlindja: 5 shkurt 1903

Vendlindja: Shirokë, Shkodër

Arsimi: shkollën fillore (e dhëna nuk është e

plotë), më pas disa kurse ushtarake

Koha e qëndrimit në detyrë: 1 shtator 1943-

13 tetor 1943 (një muaj e 15 ditë)

Mosha në detyrë: 40 vjeç

Detyra të tjera: rreth-komandant në disa rrethe, komandant i

“xhandarmërisë qytetase”

Gjuhët e huaja: Italisht, Gjermanisht.

Fati: u vra në Tiranë, gjatë bombardimit të aviacionit anglez,

më 13 tetor 1943, u varros në Shkodër.

16) SKËNDER SELMANAJ

Vitlindja: nuk shënohet në dosje

Vendlindja: nuk shënohet në dosje

Arsimi: I lartë, “Drejtësi”, Itali

Koha e qëndrimit në detyrë: 15 tetor 1943-

11 janar 1944 (gati tre muaj)

Mosha në detyrë: nuk ka të dhëna

Detyra të tjera: ndihmës gjyqtarit i Paqit,

kuestor

Gjuhët e huaja: italisht

Fati: më 18 shkurt 1944, u lirua nga detyra dhe nuk i dihet fati

i mëtejshëm.

17) TAHIR KOLGJINI

Vitlindja: më 24 prill 1903

Vendlindja: Lamshejtë të Lusnës, Kukës

Arsimi: Medresenë “Darulhilafetulaliyye”,

Turqi

Koha e qëndrimit në detyrë: 10 janar 1944-

24 nëntor 1944 (dhjetë muaj e 13 ditë)

Mosha në detyrë: 41 vjeç

Detyra të tjera: kryemësues, sekretar (shkrues) gjyqi, prefekt,

publicist, studiues, letrar, gjuhëtar (leksikolog, etimolog,

komentar, dialektolog, gramatolog) e toponomast

Gjuhët e huaja: turqisht, gjermanisht, serbisht

Fati: u burgos dhe internua nga regjimi i Zogut, emigroi më

1944, u cilësua “armik i përjetshëm” nga regjimi komunist,

vdiq më 12 dhjetor 1988, në Turqi.

18) NAMIK XHAFA

Vitlindja: nuk jepet

Vendlindja: Karbunarë të Vlorës

Arsimi: i mesëm, Vlorë

Koha e qëndrimit në detyrë: nëntor 1944-

20 mars 1947 (dy vjet e gjysmë)

Mosha në detyrë: nuk ka të dhëna

Detyra të tjera: prokuror, nënkryetar i

Komitetit Ekzekutiv në disa rrethe, deputet, drejtor i Bankës

Kombëtare në Vlorë

Gjuhët e huaja: italisht

Fati: vlerësuar “veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”,

doli në pension i nderuar nga regjimi komunist,

por i akuzuar nga partitë e djathta se ndikoi në ekzekutimin e

nacionalistëve, vdiq më 1980, në Vlorë.

19) LAKO POLENA (DEVOLLI)

Vitlindja: nuk jepet

Vendlindja: Polenë, Korçë

Arsimi: fillor, më pas disa kurse ushtarake

Koha e qëndrimit në detyrë: 24 mars 1947-

2 shkurt 1948 (dhjetë muaj e tetë ditë)

Mosha në detyrë: nuk ka të dhëna

Detyra të tjera: oficer pyetës, detyra të

ndryshme në administratën shtetërore deri në postin kryetar i

Komitetit Ekzekutiv

Gjuhët e huaja: nuk ka të dhëna

Fati: vlerësuar “veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”,

vdiq më 1995, në Korçë

20) SALI ORMËNI

Vitlindja: më 10 janar 1914

Vendlindja: Tragjas, Vlorë

Arsimi: tre klasë fillore, kurs ushtarak për

radiotelegrafist të nënoficerëve të xhenios

Koha e qëndrimit në detyrë: 16 shkurt 1948-

2 mars 1951 (tre vjet e 14 ditë)

Mosha në detyrë: 34 vjeç

Detyra të tjera: komandant e komisar i çetë partizane,

komandant brigade partizane, zëvendëskomandant i Divizionit

të Mbrojtjes Popullit, delegat në konferencën e Paqes, Paris

1946, drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë, deputet i Kuvendit

Popullor

Gjuhët e huaja: italisht

Fati: flitet se u (vetë)vra në kushtet e tronditjes psikologjike

pas kundërshtive e debateve me kryeministrin e ministrin e

Brendshëm, por të afërm dyshojnë se u ekzekutua gjatë natës

22 për 23 shkurt 1951, në një pyll afër Elbasanit.

21) MAQO ÇOMO

Vitlindja: 14 mars 1922

Vendlindja: në Hoçisht, Bilisht (Devoll)

Arsimi: shkollën e mesme, disa kurse

ushtarake e politike

Koha e qëndrimit në detyrë: mars 1951-

mars 1952 (një vit)

Mosha në detyrë: 29 vjeç

Detyra të tjera: komisar kompanie partizane, zëvendëskomisar

batalioni partizan, komisar Brigade, komisar i

Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, ministër i Kontrollit të Shtetit,

zëvendësministër i Grumbullimeve, ministër i Bujqësisë, deputet

i Kuvendit Popullor

Gjuhët e huaja: italisht

Fati: ndëshkim politik, lirim nga postet e larta, internim dhe

dënim me burgim, u shua më 23 janar 1998, në Tiranë

22) DELO BALILI

Vitlindja: 15 maj 1917

Vendlindja: në Tërbaç, Vlorë

Arsimi: institutin pedagogjik, disa kurse

ushtarake, akademinë ushtarake në

Bashkimin Sovjetik, Shkollën e Partisë “Lenin”

në Tiranë

Koha e qëndrimit në detyrë: mars 1952-maj

1956 (katër vjet e dy muaj)

Mosha në detyrë: 35 vjeç

Detyra të tjera: komandant çete partizane, komisar çete,

komandant batalioni partizan, komisar Brigade, shef i shtabit

të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, deputet i Kuvendit

Popullor, ambasador në disa vende

Gjuhët e huaja: italisht, rusisht dhe frëngjisht

Fati: arrestuar në kohën e pushtimit fashist, shënuar në listën

e persekutorëve komunistë, ka qenë i vlerësuar e i nderuar nga

sistemi komunist, të cilit i shërbeu me devotshmëri, vdiq më

1998, në Tiranë.

23) XHULE ÇIRAKU

Vitlindja: 10 maj 1916

Vendlindja: fshati Vermik, Vlorë

Arsimi: Akademinë Ushtarake “Lenin”, në

Bashkimin Sovjetik

Koha e qëndrimit në detyrë: 1 maj 1956-

shkurt 1968 (njëmbëdhjetë vjet e dhjetë muaj)

Mosha në detyrë: 40 vjeç

Detyra të tjera: komisar kompanie partizane, komisar

batalioni partizan, komisar Brigade, komisar divizioni,

zëvendësministër i Brendshëm

Gjuhët e huaja: italisht, rusisht

Fati: arrestuar nga regjimi fashist, vlerësuar e nderuar nga

regjimi komunist, akuzuar nga të persekutuari politik se ka

ushtruar terror e dhunë për motive politike, u shua më 6 shtator

1996, në Tiranë

24) KASËM SERVET KASO (KAÇI)

Vitlindja: 16 qershor 1927

Vendlindja: Gjirokastër

Arsimi: Institutin Juridik, Fakultetin e

Shkencave Politiko-Juridike, në Universitetin

Shtetëror të Tiranës, shkollë ushtarake në

Bashkimin Sovjetik,

Koha e qëndrimit në detyrë: shkurt 1968-

janar 1980; gusht 1982-31 dhjetor 1984

(tetëmbëdhjetë vjet)

Mosha në detyrë: 41 vjeç

Detyra të tjera: ka shkruar disa libra për Policinë Popullore

Gjuhët e huaja: italisht, rusisht, anglisht

Fati: vlerësuar e nderuar nga regjimi komunist, shoqata e të

persekutuarve e ka akuzuar për terror e dhunë ndaj tyre, jeton

në Amerikë.

25) AGRON VASIL TAFA

Vitlindja: 26 maj 1942

Vendlindja: Elbasan

Arsimi: shkollën e Ministrisë së Brendshme,

Shkollën e Partisë “Lenin”, në Tiranë

Koha e qëndrimit në detyrë: janar 1980-

gusht 1982 (dy vjet)

Mosha në detyrë: 38 vjeç

Detyra të tjera: anëtar i Komitetit Qendror të P.P.SH-së,

zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Gjuhët e huaja: nuk ka të dhëna

Fati: liruar nga detyra për shkak të disa personave që u arratisen

jashtë vendit (një rast në Hanin e Hotit dhe një tjetër me një

anije nga Durrësi), pensionist, jeton në Durrës.

26) DILAVER BENGASI

Vitlindja: 5 qershor 1944

Vendlindja: Gramsh

Arsimi: Institutin e Kulturës Fizike “Vojo

Kushi”, Fakultetin e Shkencave Politiko-

Juridike, Shkollën e Lartë të Ministrisë së

Punëve të Brendshme, dega “Sigurim”

Koha e qëndrimit në detyrë: 1 janar 1987-

17 korrik 1990 (katër vjet e shtatë muaj)

Mosha në detyrë: 43 vjeç

Detyra të tjera: arsimtar, kryetar i Hetuesisë së rrethit Tiranë,

kryetarit të Policisë Financiare në Tiranë, avokat

Gjuhët e huaja: rusisht, gjermanisht

Fati: burgosur nga regjimi i Berishës, akuzuar për terror e dhunë

ndaj të persekutuarve politikë.

27) FADIL CANI

Vitlindja: 7 janar 1951

Vendlindja: fshati Varfaj, Delvinë

Arsimi: Shkollën e Bashkuar të Oficerëve

“Enver Hoxha”, Shkollën e Lartë të Ministrisë

së Punëve të Brendshme, dega “Polici”

Koha e qëndrimit në detyrë: 17 korrik 1990-

1 maj 1992 (një vit e nëntë muaj)

Mosha në detyrë: 39 vjeç

Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, Drejtor i

Policisë Tatimore në Tiranë

Gjuhët e huaja: italisht

Fati: u nxor në reformë në zbatim të nenit 24/1, emigroi pas

vitit 1992, i rrezikuar nga regjimi i Berishës, u rikthye në

Shqipëri pas viti 1997, u rikthye në Polici, por përsëri u nxor

në reformë, jeton në Tiranë.

28) ASTRIT MEHAJ

Vitlindja: 5 mars 1955

Vendlindja: Rubjekë, Durrës

Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së

Punëve të Brendshme, dega “Polici”

Koha e qëndrimit në detyrë: 1 maj 1992-22

qershor 1993 (gati një vit e dy muaj)

Mosha në detyrë: 37 vjeç

Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik

Gjuhët e huaja: italisht, anglisht

Fati: liruar nga detyra prej regjimit Berishës, i akuzuar se ka

qenë në detyra që kanë sjellë dënimin e shumë shtetasve në

regjimin monist, iu hoq grada e gjeneralit, u caktua shef i

mbrojtjes nga zjarri në Tiranë, u lirua nga detyra edhe në kohën

e qeverisjes së socialistëve, u shua në mëngjesin e 17 dhjetorit

2011, në Tiranë, u varros në vendlindje.

29) SABRI JACAJ

Vitlindja: 20 korrik 1962

Vendlindja: Shkodër

Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së

Punëve të Brendshme, dega “Polici” dhe

Fakultetin Juridik

Koha e qëndrimit në detyrë: 22 qershor

1993-15 qershor 1995 (dy vjet e shtatë ditë)

Mosha në detyrë: 31 vjeç

Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, ndihmës i

sekretarit të shtetit për rendin publik

Gjuhët e huaja: italisht, anglisht

Fati: liruar nga detyra prej regjimit Berishës, iu hoq grada e

gjeneralit, u la shumë vite pa punë, në kushte të vështira

ekonomike, u rikthye por u hoq nga puna përsëri me motivacion

“reformim strukture”, aktualisht rikthyer në Polici.

30) AGIM SHEHU

Vitlindja: 9 maj 1951

Vendlindja: fshati Vasije (Sllovë), Dibër

Arsimi: Shkollën e Bashkuar të Oficerëve

“Enver Hoxha”; Shkollën e Lartë të Ministrisë

së Punëve të Brendshme, dega “Kufi”; ka

mbrojtur gradën shkencore “Kandidat i

Shkencave” në fushën e mbrojtjes

Koha e qëndrimit në detyrë: 15 qershor 1995-30 qershor 1997

(dy vjet e 15 ditë)

Mosha në detyrë: 44 vjeç

Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, zëvendësdrejtor

i Përgjithshëm i Tatim-Taksave

Gjuhët e huaja: serbokroatisht, rusisht

Fati: u largua fshehurazi nga posti më 30 qershor 1997, qëndroi 8

vjet në emigracion (i fshehur mbasi ishte në kërkim, i akuzuar për

krime kundër njerëzimit) degraduar nga qeveria “Nano”, mbylli

të gjitha çështjet penale që kishte në ngarkim (me ndihmën e

gjykatave), përfitoi me vendim gjykate të gjithë vleftën e pagave

të funksionit që kishte mbajtur për kohën që ka qenë në emigrim.

31) SOKOL BARAJ

Vitlindja: 05 gusht 1963

Vendlindja: Tiranë

Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së

Punëve të Brendshme, dega “Sigurim”;

Fakultetin Juridik

Koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-

16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë)

Mosha në detyrë: 34 vjeç

Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, këshilltar i

Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare; këshilltar pranë

delegacionit kosovar në takimin e Rambujes, në Francë;

këshilltar i ministrit të Brendshëm; drejtor i Përgjithshëm në

SHIK

Gjuhët e huaja: italisht, anglisht

Fati: doli në reformë me nenin 24/1; kaloi në detyra të tjera

me ulje, deri pedagog në Shkollën e Policisë, me ardhjen e

regjimit të Berishës u pushua nga puna, aktualisht jurist në

një kompani private.

32) BESNIK BREGU

Vitlindja: 29 mars 1955

Vendlindja: Kavajë

Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë

së Punëve të Brendshme, dega “Polici”

Koha e qëndrimit në detyrë: 16 maj

1998-4 shtator 1998 (tre muaj e 18 ditë)

Mosha në detyrë: 43 vjeç

Detyra të tjera: oficer në grupin e

shoqërimit të Presidentit; këshilltar për

Policinë i ministrit të Brendshëm

Gjuhët e huaja: italisht, rusisht

Fati: nuk i shpëtoi nenit 24/1 për të dalë në reformë, në shtator

1998 u dorëhoq nga detyra, më 2007 u nxor në reformë, sot i

papunë.

33) HASAN AHMETAJ

Vitlindja: 15 korrik 1957

Vendlindja: Mashkullorë, Gjirokastër

Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së

Punëve të Brendshme, dega “Kufi”

Koha e qëndrimit në detyrë: 4 shtator 1998-

9 nëntor 1998 (dy muaj e pesë ditë)

Mosha në detyrë: 41 vjeç

Detyra të tjera: oficer në grupin e shoqërimit të kryeministrit;

drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve

Gjuhët e huaja: italisht, frëngjisht, pak greqisht

Fati: doli në lirim në zbatim të nenit 24/1 (reforma); u lirua

nga detyra për ngjarjet kur u vra deputeti Azem Hajdari, sot i

papunë.

34) VETON GJOLIKU

Vitlindja: 12 qershor 1964

Vendlindja: Tiranë

Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së

Punëve të Brendshme, dega “Sigurim”;

Fakulteti Juridik, “master” në Administrim

Publik

Koha e qëndrimit në detyrë: 9 nëntor 1998-

20 janar 1999 (dy muaj e 11 ditë)

Mosha në detyrë: 34 vjeç

Detyra të tjera: pedagog në një universitet privat

Gjuhët e huaja: anglisht, italisht

Fati: doli në lirim në zbatim të nenit 24/1 (reforma);

u rikthye në polici më 1997, u dorëhoq për papajtueshmëri

me eprorët, emigroi dhjetë vjet në SHBA.

35) VELI MYFTARI

Vitlindja: 25 dhjetor 1952

Vendlindja: Peqin,

Arsimi: Shkollën e Bashkuar të Oficerëve

“Enver Hoxha”; Shkollën e Lartë të

Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega

“Polici”;

Koha e qëndrimit në detyrë: 20 janar 1999-

22 nëntor 2000 (një vit e dhjetë muaj e gjysmë)

Mosha në detyrë: 47 vjeç

Detyra të tjera: aktivitet privat (SHRSF) deri kur u rikthye në

Polici

Gjuhët e huaja: rusisht, frëngjisht, anglisht, italisht

Fati: doli në lirim në zbatim të nenit 24/1 (reforma); arrestuar

për çështjen e një tenderi të pasaportave për jashtë shtetit,

ndonëse ishte pa asnjë rol në atë procedurë.

36) BILBIL MEMA

Vitlindja: 15 shkurt 1959

Vendlindja: Cakran, të Fierit

Arsimi: Shkollën e Bashkuar të Oficerëve

“Enver Hoxha”; Shkollën e Lartë të

Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega

“Polici”;

Koha e qëndrimit në detyrë: 23 nëntor 2000-

19 gusht 2002 (një vit e nëntë muaj e 19 ditë)

Mosha në detyrë: 41 vjeç

Detyra të tjera: aktivitet privat në fushën e sigurisë; drejtor i

bordit të një shoqate të sigurisë publike; mban titullin

“Ambasador i Paqes”

Gjuhët e huaja: anglisht, rusisht

Fati: doli në lirim në zbatim të nenit 24/1 (reforma); u pezullua

nga detyra me motivacion të paqartë dhe pak ditë më vonë u

lirua nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë; ka

përfituar me vendim gjykate pagën e plotë të funksionit të

Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për periudhën 2002-2008.

37) BAJRAM YMER IBRAJ

Vitlindja: 28 mars 1964

Vendlindja: Shëngjin, Lezhë

Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së

Punëve të Brendshme, dega “Polici”;

Fakultetin e Drejtësisë; ka fituar licencën e

avokatit; vazhdon doktoraturën për shkenca

politike dhe ndërkombëtare

Koha e qëndrimit në detyrë: 12 shtator

2002-30 mars 2007 (katër vjet e gjysmë e 19 ditë)

Mosha në detyrë: 38 vjeç

Detyra të tjera: shef i Sektorit të Masave të Sigurimit në Bankën

e Kursimeve në Shkodër; “i plotfuqishëm i ministrit të Rendit

Publik në Drejtorinë e Policisë së Prefekturës së Kukësit” në

periudhën e emergjencës kosovare (1999); “këshilltar i Sigurisë

Kombëtare”, i kryeministrit; drejtorit të DSIK; “drejtor” i

Departamentit të Sigurisë, në Bankën Amerikane të Shqipërisë,

e cila më vonë u bë “Intesa Sanpaolo Bank Albania”; mban

titullin “Ambasador i Paqes”

Gjuhët e huaja: anglisht

Fati: i ka ardhur me punë e përkushtim, ndonëse doli në lirim

në zbatim të nenit 24/1 (reforma); u lirua nga detyra e drejtorit

të Përgjithshëm kur kishte marrë vlerësime të larta në

përmbushjen e misionit të Policisë e funksionit që mbante.

38) AHMET PRENÇI

Vitlindja: 25 prill 1968

Vendlindja: Dibër

Arsimi: Universitetin Bujqësor, në Kamzë;

Fakultetin e Drejtësisë; ka fituar licencën e

avokatit

Koha e qëndrimit në detyrë: 30 mars 2007-

28 tetor 2009 (dy vjet e gjysmë e 28 ditë)

Mosha në detyrë: 39 vjeç

Detyra të tjera: inspektor në ILKDP

Gjuhët e huaja: nuk disponoj të dhëna

Fati: ka ditur të zgjedhë shokët, por jeta është e gjatë, për më

tepër, sot, shokët janë të rrallë

39) HYSNI BURGAJ

Vitlindja: 16 prill 1960

Vendlindja: Shkodër

Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së

Punëve të Brendshme, dega “Kufi”

Koha e qëndrimit në detyrë: 28 tetor 2009-

vijon

Mosha në detyrë: 49 vjeç

Detyra të tjera: nuk ka kryer

Gjuhët e huaja: nuk disponoj të dhëna

Fati: “si qengji i urtë, që pi dy nëna”, më tej do e shohim, ka

kohë të përcaktohet.