Forca të mëdha të xhandarmerisë serbe vazhdojnë të qëndrojnë të stacionuara në zonën e gjerë të Preshevës, pas aktit vandal të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së.
Banorë lokal i kanë thënë agjencisë së lajmeve INA se prania e shtuar e forcave serbe vijon në këtë zonë, kryesisht në zonën me kufirin me Kosovën, ku janë shtuar lëvizjet e njësiteve të xhandarmerisë.
“Në zonën malore ku kam shtëpinë tashmë është rrezik për të lëvizur, për shkak të pranisë së shtuar të xhandarëve dhe kjo na rrezikon edhe neve jetën, për shkak se në këtë situatë nuk i dihet dhe mund të pësosh”, theksoi një banorë nga fshati Caravajkë i komunës së Preshevës.
Sipas mediave lokale të luginës së banuar nga shqiptarë në jug të Serbisë, në bazën e xhandarmërisë në Bujanoc kanë mbërritur pesë autobusë me forca policore, ndërsa një natë më parë në bazë janë stacionuar një kontingjent i xhandarëve serbë. Megjithatë, përmendorja që nderon të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, është ende në sheshin para komunës së Preshevës. “Gjithçka është gati që të aprovohet vendimi i shtetit.
Mirëpo, skenari i aksionit mbahet në fshehtësi, prandaj vetëm drejtuesit më të lartë të shtetit e dinë se në çfarë mënyre do të zhvillohet operacioni”, ka thënë për mediat serbe një burim i shërbimit të sigurisë. Vendosja e pllakës përkujtimore në sheshin qendror të Preshevës ka hapur debate të forta në Serbi e përreth. Qeveria e Beogradit është zotuar për zhvendosjen e lapidarit dhe ndjekjen penale të krerëve lokalë shqiptarë. Megjithatë, përfaqësuesit e banorëve shqiptarë të zonës, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal pak ditë më parë, argumentuan ligjshmërinë e përmendores.
Në deklaratën e përbashkët të liderëve politik, ndër pikat kryesore është edhe tërheqja e njësiteve speciale dhe të xhandarmerisë serbe nga rajoni i gjërë i Luginës së Preshevës.
Dy ditëve të fundit janë shmangur edhe lëvizjet e shtuara të njësiteve të xhandarmerisë përskaj rrugës kryesore të qytezës së Preshevës, por dëshmitarë okularë kanë parë lëvizje të shtuara të makinave civile të shërbimeve policore serbe, të cilët po ndjekin në hollësi situatën në Preshevë.
Pas protestës së djeshme të shqiptarëve të Luginës është miratuar një deklaratë e përbashkët përmes së cilës kërkohet vëmendje ndaj shqiptarëve në këtë rajon dhe ndërprerjen e masave represive serbe, që kulmuan me heqjen e monumentit historik të shqiptarëve që përkujtonte dëshmorët e UÇPMB-së.
Ja në çfarë gjendje është lapidari i dëshmorëve i hequr nga qendra e Preshevës?
Pas largimit nga qendra e Preshevës, më nuk ka pasë informacione zyrtare se ku është dërguar dhe si do të trajtohet. Siç shkruan gazeta serbe "Alo", lapidari gjendet në bazën e xhandarmerisë në fshatin Cakanoc, rreth 6 kilometra larg nga qendra e Preshevës.
Në pyetjen e gazetarit se a është larguar apo ka rënë emblema e UÇPMB-së, njëri nga komandantët ka thënë "Këtë nuk e di t'ua them, me të vërtetë".
Në pyetjen e gazetarit se a është larguar apo ka rënë emblema e UÇPMB-së, njëri nga komandantët ka thënë "Këtë nuk e di t'ua them, me të vërtetë".
Ndërsa se a kanë pasë frigë gjatë aksionit, ai është përgjigjur: "Çfarë frige! Puna si punë, shkon, e kryen dhe merr fund!"
Në foto të lapidarit, duket se emblema e UÇPMB-së është e larguar nga vendi ku ka qenë e vendosur, ndërsa në kamionin me të cilin është transportuar, shihen gjëra të ndryshme, si drunj, mbeturina dhe rrjet metalik me të cilin edhe është transportuar.
Në foto të lapidarit, duket se emblema e UÇPMB-së është e larguar nga vendi ku ka qenë e vendosur, ndërsa në kamionin me të cilin është transportuar, shihen gjëra të ndryshme, si drunj, mbeturina dhe rrjet metalik me të cilin edhe është transportuar.
Ministri Daçiq kishte deklaruar se lapidari është hequr me kujdes pa u dëmtuar fare. /presheva.com/
"I I I Itakon Shqipërisë apo Kosovës, Presheva?", pyeti kryeministri serb, Ivica Dacic gazetarët ne Beograd. "Pse nuk pat flamuj te Kosovës?", vazhdoi Dacic, duke deklaruar se ju ka thënë atyre më herët që duhet të bisedojnë me Shqipërinë, por që atij iu është zënë për të madhe.
"Kam thënë të flasim për këmbim territoresh nuk keni dashur të bisedoni, tash çka kërkoni ne Preshevë? Si mund te tolerohet përmendorja e atyre qe kanë vrarë policë te këtij shteti?", theksoi ai.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar sot në Beograd se situata e sigurisë në Preshevë është e qetë dhe se ngjarjet atje janë “çështje të brendshme".
“Situata e sigurisë është e qetë. Mendoni se ajo mund të varet nga një lapidari Do të ishte një shtet i shkretë sikur të varej”, ka thënë Dacic.