Dëmtimi i varrezave nuk ndihmon shqiptarët e Preshevës


Zhbogar: Dëmtimi i varrezave nuk mund të arsyetohet
Dëmtimi i 38 varrezave ortodokse në Prizren të hënën, kishte shtyrë sot një delegacion të nivelit të lartë qendror të përbërë nga Zëvendëskryeministri, Sllobodan Petroviq, Ministrja e Integrimeve, Vlora Citaku dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ta vizitojnë këtë qytet, i cili njihet për tolerancën ndëretnike dhe bashkëjetesën.
“Ngjarjet e djeshme nuk duhet të na zhvendosin nga agjenda jonë e përbashkët ajo e integrimeve”, kanë theksuar zyrtarët njëzëri pas takimit me Kryetarin e Komunës, Ramadan Muja, të cilit edhe i ofruan mbështetjen e shtetit.
“Dëmtimi i varrezave nuk mund të arsyetohet, problemet duhet zgjidhur me njerëz të gjallë dhe dialogu është një mundësi për të dyja palët, serbët dhe shqiptarët”, ka theksuar përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
”Të ardhmen evropiane të Kosovës mund ta rrezikojmë vetëm ne si shumicë e jo objektet e trashëgimisë kulturore”, ka theksuar Ministrja e Integrimeve evropiane Vlora Çitaku, në Prizren pas takimit me Kryetarin e Komunës, e cila nga ky qytet në emër Qeverisë së Kosovës i premtoi kryetarit dhe qytetarëve përkrahje morale dhe materiale në riparimin e dëmeve të shkaktuara në 38 varrezat ortodokse.
Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjen nëse këto zhvillime do i pengojnë bisedimet Kosovë –Serbi, Ministrja Çitaku tha se arsyeja kryesore pse Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë është normalizimi i raporteve.
“Para se gjithash që ne të sigurohemi që ngjarjet e tmerrshme të së kaluarës mos të përsëritën më kurrë. Nuk ka familje në Kosovë që nuk është prekur nga lufta e fundit, mirëpo që trashëgimia që ne duam tua lëmë gjeneratave të ardhshme nuk është lufta e as urrejtja, por paqja, normaliteti, toleranca dhe e ardhmja evropiane. Kosova për këtë arsye nuk ia ka borxh BE-së, por i ka borxh vetvetes normalizimin e marrëdhënieve dhe sigurimin e një të ardhmeje në BE”, ka theksuar ajo.
Dëmtimin e varrezave ortodokse në Prizren e dënuan edhe Zëvendëskryeministri për komunitete, në Qeverinë e Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili e quajti Prizrenin qytet të tolerancës dhe bashkëjetesës.


Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, ka shprehur shqetësim për veprimin e Qeverisë së Serbisë për largimin e dhunshëm të lapidarit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, përmes një komuniakte ka thënë se “është duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar pas këtij veprimi jocivilizues dhe provokues të autoriteteve serbe”.

Në këtë komunikatë Kurteshi u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëpërmbajtje nga aktet që janë të kundërligjshme dhe të papranueshme për një shoqëri demokratike dhe të qytetëruar. Po ashtu ka kërkuar që të gjenden rrugët ligjore të reagimit dhe protestës, përmes të cilave në mënyrë paqësore dhe demokratike do të shfaqej mospajtimi dhe kundërshtimi për çfarëdo pakënaqësie apo veprimi, qoftë edhe si ky i autoriteteve serbe.

“Dëmtimet e monumenteve dhe të varrezave ortodokse serbe nga persona të pandërgjegjshëm janë veprime të pajustifikueshme dhe të dënueshme me ligj. Këto veprime vandaliste shkaktojnë frikë dhe shqetësim te të gjithë njerëzit dhe nuk ndihmojnë aspak në përpjekjet për ndërtimin e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës që të marrin në përgjegjësi ligjore të gjithë ata persona që kanë shkaktuar veprime të tilla”, thuhet në këtë komunikatë.



Myftiu Tërnava dënon dëmtimin e varrezave ortodokse
“Dëmtimi i varrezave ortodokse, është veprim i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet fetare e kombëtare si dhe me traditën pozitive të feve tradicionale”, thuhet në deklaratën e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.
Në të vlerësohet gjithashtu se heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë është “një akt të padrejtë dhe në kundërshtim me vlerat qytetëruese perëndimore, duke shkelur të drejtat e popullit shqiptar për të kujtuar dëshmorët e tyre”.
“Nuk duhet bërë gara në të keqe, nuk duhet marr mësim nga regjimet e dhunshme, nuk duhet dhunuar të vdekurit, sepse kjo na shpie në urrejtjeje, mosdurim, hasmëri e dhunë. Atakimi i varrezave të kujdoqofshin është veprim i papëlqyer tek Zoti, andaj ftojmë qytetarët dhe besimtarët tanë që varrezat t'i trajtojnë në harmoni me mësimet fetare, traditën fisnike të popullit tonë që bazohet në respekt ndaj tjetrit, tolerancën e mirëkuptim”, thuhet në reagimin e Myftiut Naim Tërnava...
*********
Dëmtimi i varrezave ortodokse në Kosovë, si reagim ndaj zhvillimeve në Luginë të Preshevës është i papranueshëm, thotë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Ai i tha Radio Kosovës, se kjo është mënyra më e keqe se si t’i ndihmohet Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Demaçi ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së trazirave të vitit 2004, ngase sipas tij nuk ka asnjë arsye për një gjë të tillë.
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi konsideron se reagimi i një grupi njerëzish duke dëmtuar varrezat ortodokse në Kllokot dhe Prizren, si hakmarrje pas largimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë është i papranueshëm.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Demaçi vlerëson se me këto sjellje nuk i ndihmohet as Kosovës e as Preshevës, pasi Kosova nuk është në luftë me popullin serb.
“Ky është një hap i gabuar sepse nuk jemi në luftë me popullin serb, ne nuk kemi probleme me popullin serb. Nuk është populli serb ai që e ka hequr atë përmendoren tonë të luftës në Preshevë. Aty u pa xhandarmëria që e hoqën, edhe ata nuk po mendojnë se vetvetes po i bëjnë dëm. Ajo garniturë e atyre që janë në pushtet në serbi janë njerëz që donë të jenë në pushtet, që për këtë dojnë ta fitojnë simpatinë e popullit por unë jam i bindur që populli serb është lodhur me punët e Kosovës dhe të kundërshtimit të të drejtave të shqiptarëve dhe ata nuk kanë fituar kurgjo hiq...” thotë Demaçi.
Ai e vlerëson edhe reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj këtyre sjelljeve, por mohon mundësinë e përsëritjes së trazirave të vitit 2004.
“Nuk ka arsye të përsëritet ajo, sepse në 2004 ajo ka qenë një lloj kryengritje që ka qenë kundër zhagitjes që e bënte Evropa, kundër atij plani paraprak që ishte për një autonomi për Kosovën. Kështu që janë përzier disa njerëz që nuk marrin vesh nga politika, unë i kuptoj , edhe vetë jam mllefosur edhe të gjithë jemi mllefosur, të gjithëve na ka ardhur keq dhe të gjithë jemi mbushur helm për atë që bënë ata çetnikët në Preshevë, por kjo është më e keqja mënyrë se si ti ndihmohet çështjes tonë dhe atyre vëllezërve në Preshevë”, tha ai.
Dëmtimin e varrezave ortodokse në Kllokot dhe Prizren e dënuan edhe zyrtarë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë. Ndërkohë Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësi në Luginën e Preshevës, duke theksuar edhe nevojën e pajtimit ndërkombëtar e rajonal në Ballkanin Perëndimor.



Vendet e Quinit-it, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të martën përmes një deklarate kanë dënuar sulmet kundër varrezave dhe monumenteve serbe në Kosovë.

Lidhur me sulmin ndaj varrezave dhe monumenteve ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve deklaruan sot në Prishtinë “Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve dënojnë valën e fundit të sulmeve kundër varrezave dhe monumenteve serbe në Kosovë. Vargu i ngjarjeve që ndodhën në orët e fundit tregon se disa persona e konsiderojnë të justifikueshme shprehjen e mllefit, për shkak heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, duke dëmtuar varreza në Kosovë, në të cilat gjenden serbë të varrosur”.

Më tej thuhet se aktet e tilla janë plotësisht të papranueshme dhe kryesit e veprave duhet të sillen para drejtësisë.

“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë qyteta


Plisat: Mos i dëmtoni varrezat
Tifozat e Prishtinës “Pisat” janë distancuar nga veprimet e fundit që janë ndërmarrë nga disa grupe tash për tash të paidentifikuarta në dëmtimin e varrezave.
“Ne si grup i tifozëve distancohemi nga fjalët që kanë qarkulluar nëpër qarqe të ndryshme se kinse Plisat do të dëmtojnë varrezat dhe monumentet e ndryshme fetare në Kosovë.
Me këtë sqarim dëshirojmë te ju tregojmë të gjithëve se Plisat kanë organizuar vetëm protesta paqësore në përkrahje të vëllezërve dhe motrave tona në Luginën e Preshevës. Ne gjithmonë do të jemi në përkrahje të gjithë shqiptarëve në Luginën e Preshevës kur është e nevojshme.

“Pliast” paralajmërojnë se gjithmonë do t'i mbrojnë interesat kombëtare, duke u distancuar ata që e përdorin emrin e Plisave për interesa të caktuara.



Kocijançiq: Situata në Luginë duhet të zgjidhet me dialog

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë se situata në Preshevë, duhet të zgjidhet me dialog dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndikojë në bisedimet 
“Na vjen keq që nuk ka pasur zgjidhje kompromisi nga palët, por tani është e rëndësishme që të gjithë t’i kthehen dialogut”, ka thënë Kocijançiq për Deutsche Welle.