Policia suspendon pesë policë pas rrëzimit të lapidarit komunist

 Policia suspendon pesë policë pas rrëzimit të lapidarit komunist
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka vendosur të suspendojë pesë policë, dhe me këtë vendim kishte njoftuar Drejtorin Rajonale të Policisë në Gjilan, respektivisht komandantin e Stacionit Policor në Viti nga të cilët kishte kërkuar parandalimin e rrënimit të monumentit komunist.
Policia kishte pasur informacione paraprake për tendencën për rrënimin e monumentit, i cili ndodhi në shenjë hakmarrje pas heqjes së lapidarit për UÇPMB-në në Preshevë.
“Pas analizës së bëra lidhur me angazhimin e zyrtareve policor të Stacionit Policor në Viti kemi ardhur në konkludim se Komandanti i Stacionit Policor në Viti si pasoj e neglizhencës në detyrë ka dështuar në kryerjen e detyrave dhe obligimeve profesionale së bashku me Shefin e Operatives, Udhëheqësin e Sektorit dhe dy zyrtar patrullues, nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhura në aspektin profesional për të parandaluar aktin kriminal të rrënimit të monumentit. Si rrjedhoje e dështimit në përmbushjen e objektivave, Komandanti i Stacionit shefi i Operatives, Udhëheqësi i Sektorit dhe dy zyrtar patrullues suspendohen dhe ndaj tyre iniciohet procedura konform përkufizimeve ligjore”, njofton Zyra për Informim e Policisë.