Flet fituesja e çmimit të anketës së “Njeriut të Vitit 2012” në media
Është delikate si përgjigje, por edhe e thjeshtë. Pavarësisht se çfarë mendojmë ne gazetarët për njëri-tjetrin apo çfarë mendojnë politikanët për ne, fjala e fundit i takon publikut, në këtë rast lexuesve të “Tirana Observer” që kanë votuar anketën tuaj. E çmoj çdo vlerësim që vjen prej publikut pasi besoj se është më i vërteti, më motivuesi.
Ndoshta më duan, për këtë që jam. Si ju flas, si vishem, si më lexojnë. Pa asnjë dyshim kjo është një dashuri që ma ngroh sedrën. Faleminderit!
Keni menduar ndonjëherë ta braktisni gazetarinë përfundimisht? Dhe je ndjerë ndonjëherë e kërcënuar për shkak të profesionit?
Të lutem të mos e bëjmë këtë analizë, por të kontribuojmë që 13 të jetë numri ynë i fatit. Ti e di që kam filluar të besoj se fatin e krijojmë pak nga pak vetë. Asgjë nuk është rastësore dhe ne jemi pak supernova. Jam humor e sheqer në këto festa dhe këto ditë kontrolloj vetëm postën për dhurata. Njëherë tjetër do të bëjmë analiza.
Gëzuar “Tirana Observer”. Dhe faleminderit atyre që mendojnë se unë jam një prej tyre!
![]() |
| Ilva Tare |
Ilva Tare, fituesja e saposhpallur e anketës së “Njeriut të Vitit 2012” në media, në një intervistë për “Tirana Observer” flet për çmimin e dhënë nga publiku, emisionin e saj, dhe sigurisht, edhe për gazetarinë. Ilva, vlerëson çmimin e dhënë nga publiku, pasi sipas saj, çdo vlerësim që vjen nga publiku është më i vërteti dhe më motivuesi. E pyetur se ç’këshillë iu jep Ilva Tare vajzave që ëndërrojnë rrugën e gazetarisë dhe që kanë atë si model, ajo jep dy këshilla, dhe thekson se: “Do të thonë shpesh që je femër, por ti tregohu grua. Ata zakonisht as të vetat nuk i duan dhe respektojnë, ndaj mos e çaj kokën. Bëhu ajo që ndien. Vendimi që do marrësh është dhe ai i duhuri, i them shpesh vetes”.
Ilva, ju jeni votuar nga qytetarët shqiptarë në anketën e “Tirana Observer” si “Njeriu i Vitit” në fushën e medias për vitin 2012, duke iu vlerësuar si gazetarja më e mirë shqiptare. Duke mos harruar se edhe në anketat e viteve të kaluar ju keni gjithnjë në vendet e para të renditjes. Ne i kemi dhënë arsyet tona, po sipas jush pse iu kanë votuar kaq shumë shqiptarët?
Është delikate si përgjigje, por edhe e thjeshtë. Pavarësisht se çfarë mendojmë ne gazetarët për njëri-tjetrin apo çfarë mendojnë politikanët për ne, fjala e fundit i takon publikut, në këtë rast lexuesve të “Tirana Observer” që kanë votuar anketën tuaj. E çmoj çdo vlerësim që vjen prej publikut pasi besoj se është më i vërteti, më motivuesi.
Ndoshta më duan, për këtë që jam. Si ju flas, si vishem, si më lexojnë. Pa asnjë dyshim kjo është një dashuri që ma ngroh sedrën. Faleminderit!
Je përzgjedhur në 100 femrat e vitit 2012, tani nga anketa jonë jeni përzgjedhur nga votat e qytetarëve si gazetarja e vitit. Si iu bëjnë të ndiheni gjithë këto çmime e vlerësime?
Kur bëhesh person publik gara të ndjek. Nuk është e lehtë gara në media sepse ajo që nuk duket është shpesh tërësisht ndryshe. Jo gjithmonë publiku ka perceptimet e duhura për ato 100 femrat, apo 100 meshkujt. Ka disa maska në xhiro për të cilat e di që publiku një ditë do ta pastrojë shikimin. Por që t’ju përgjigjem se si ndihem për vlerësimin, duhet t’ju them se më vjen mirë, shumë mirë.
Jeni ndër femrat e pakta në gazetari që keni patur sukses, në kohën që diskriminimi në këtë pjesë të shoqërisë nuk mungon. A keni një këshillë për ato vajza që ëndërrojnë rrugën e gazetarisë dhe ju kanë ju si model?
Sa shumë këshilla që kam. T’iu jap të fundit dhe të parën.
E para: Nëse mendon se nuk ke forcën e duhur për të luftuar me mjete të pabarabarta në një treg krejtësisht informal atëherë, bëj diçka tjetër. Ndërto një shoqatë, futu në politikë, sepse këtu ku jam unë sot do të të ndjekin gjithmonë mizat.
E fundit: Nëse dëshiron të marrësh nga jeta kënaqësinë më të madhe atë të qenit një zë i fuqishëm i qytetarëve të tu, pa u bërë pjesë e pazareve por duke folur e shkruar, mos e vrit fare mendjen për ata që do bëjnë gjithçka që punën tënde të ta shformësojnë në ngarkesë hormonesh femërore. Do të thonë shpesh që je femër, por ti tregohu grua. Ata zakonisht as të vetat nuk i duan dhe respektojnë, ndaj mos e çaj kokën. Bëhu ajo që ndien. Vendimi që do marrësh është dhe ai i duhuri, i them shpesh vetes.
Këto janë dy qëndrimet e mia. Secili të zgjedhë atë që i mban kurrizi.

Ju drejtoni një ndër emisionet më të shikuara në Shqipëri. Si lindi ideja për të bërë këtë emision Shqipëri dhe sa e vështirë është të bësh një emision të përmasave të tilla në Shqipëri?
E çmoj që e vlerësoni si një ndër emisionet më të shikuara. Ideja kishte kohë që bluhej në mendjen time. Thjesht u konkretizua në momentin e duhur, në vendin e duhur. Do kisha dashur të bëja shumë më shumë. E kam të vështirë të kënaqem me punën time. Dhe pikërisht prej kësaj mendoj se kam bërë punë të mira, sepse nuk e harroj shpejt intervistën apo debatin e radhës. Kam aq shumë plane dhe ide në kokë dhe kësaj pyetje nuk ti isha përgjigjur sepse kur ti realizoj do jetë shumë e bukur.
Përpara na pret një vit i ngjeshur me ngjarje politike, ku zgjedhjet janë më kryesoret. A do të ndryshojë formati i emisioni që drejton?
Nuk e di çfarë do ndryshojë gjatë vitit të ardhshëm. Si fillim do lexoj horoskopin se dua të kuptoj çfarë është numri 13, ters apo fat.
“Tonight Ilva Tare” është ndër emisionet më të shikuar, dhe natyrshëm ju etiketojnë me këtë emision. Por a e sheh veten ndonjëherë të ndarë nga ky format, Ilva Tare?
Nuk jam njeri që nuk e shoh veten të ndarë apo të pandarë. Pastaj nga duhet të ndahem nga Ilva Tare? Paksa e vështirë. Megjithatë, të pyesim horoskopin?!
E kemi të qartë që media është e varur nga politika, por a i shërben media sot në Shqipëri publikut? A e lufton korrupsionin apo shpesh edhe vetëkorruptohet?
Media duhet ti shërbejë publikut. Por në Shqipëri, media është e ndarë si kudo. Një pjesë i shërben publikut që e ka votuar dhe e do këtë realitet dhe për këtë ka mediat e tij plot drita dhe me ushqime plot në tryezë.
Pjesa tjetër që e kundërshton këtë realitet ka një media tjetër. Ajo që rebelohet, është tek ushqimet me listë, tek jetimët, të papunët, personat me aftësi të kufizuar, tek gratë që vdesin nga dhuna e burrave të tyre, por vdesin edhe nga drejtësia që i liron dhunuesit edhe sepse ata janë meshkuj dhe pak dru gruas nuk i bën keq. Kjo lloj shoqërie është përveçse dhe në krizë vlerash. Ka dy medalje kudo në vendin tonë. Jemi një komb dhe kemi dy shtete. Jemi një media dhe kemi dy të tilla, ato që përmenda më lart. Do të kemi vetëm një kur drejtësia dhe shteti të mos flenë mbi dafina.
Pjesa tjetër që e kundërshton këtë realitet ka një media tjetër. Ajo që rebelohet, është tek ushqimet me listë, tek jetimët, të papunët, personat me aftësi të kufizuar, tek gratë që vdesin nga dhuna e burrave të tyre, por vdesin edhe nga drejtësia që i liron dhunuesit edhe sepse ata janë meshkuj dhe pak dru gruas nuk i bën keq. Kjo lloj shoqërie është përveçse dhe në krizë vlerash. Ka dy medalje kudo në vendin tonë. Jemi një komb dhe kemi dy shtete. Jemi një media dhe kemi dy të tilla, ato që përmenda më lart. Do të kemi vetëm një kur drejtësia dhe shteti të mos flenë mbi dafina.
Keni menduar ndonjëherë ta braktisni gazetarinë përfundimisht? Dhe je ndjerë ndonjëherë e kërcënuar për shkak të profesionit?
E kam menduar si jo! Por unë ose ajo jemi kthyer tek njëra-tjetra. Duhet të ketë diçka magjepse, intimuese mes nesh.
E kërcënuar nuk mund të them, por e provokuar shpesh. Por falë disa bioritmeve të mia dhe botës time që kam mundur ta krijoj, ia dal të lë pas shuka letre.
E kërcënuar nuk mund të them, por e provokuar shpesh. Por falë disa bioritmeve të mia dhe botës time që kam mundur ta krijoj, ia dal të lë pas shuka letre.
Po të bënit një analizë politiko-ekonomike si mund të jetë 2013 për shqiptarët?
Të lutem të mos e bëjmë këtë analizë, por të kontribuojmë që 13 të jetë numri ynë i fatit. Ti e di që kam filluar të besoj se fatin e krijojmë pak nga pak vetë. Asgjë nuk është rastësore dhe ne jemi pak supernova. Jam humor e sheqer në këto festa dhe këto ditë kontrolloj vetëm postën për dhurata. Njëherë tjetër do të bëjmë analiza.
Gëzuar “Tirana Observer”. Dhe faleminderit atyre që mendojnë se unë jam një prej tyre!
Intervistoi: Altin Sinani