Gjyqi i tyre u bë përmes YouTube. Ata u varën me një telekomandë, ndërkohë që qindra njerëz filmonin gjithçka me celularët e tyre.
Gjithçka i përket shekullit të 21-të, përveç ekzekutimit të tyre në publik, një veprim mesjetar.
Alireza Mafiha dhe Mohammed Ali Sarvari u varën në një shesh publik në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Të dy djemve iu bë një paradë përpara një turme, ndërsa dërgoheshin në një shesh publik.
Sarvari dukej stoik, por Mafiha dukej shumë i rënë.
Sarvari ishte 20 vjeç, Mafifa 23 vjeç.
Ata u arrestuan pasi postuan në dhjetor një video në YouTube, ku kishin filmuar veten duke sulmuar me thikë një person në Teheran.
Video e tyre u transmetua në televizionin publik dhe shkaktoi shumë zemërim.
Të dy djemtë ishin të papunë. Ata thanë përpara gjyqit se e kishin kryer krimin nga varfëria.
Por ata u akuzuan për luftë kundër Zotit.
Dy bashkëpunëtorët e tyre u dënuan me 10 vite burg dhe 74 goditje kamxhiku.





