Diplomacia shqiptare “braktis” servilizmin dhe ngre zërin ndaj Greqisë

Diplomacia shqiptare “braktis” servilizmin dhe ngre zërin ndaj Greqisë:
Diplomacia shqiptare “braktis”

servilizmin dhe ngre zërin ndaj Greqisë
Që me ardhjen në krye të Edmond Panaritit në diplomacinë shqiptare, kjo e fundit ka ndryshuar ton në marrëdhëniet me Greqinë. Duke lënë mënjanë nacionalizmin, Panariti më një diplomaci pa dorashka ka kërkuar shpesh herë nga Greqia që t’u japë zgjedhje problemeve me shqiptarët. Madje gjatë vizitës së tij në Greqi, Panariti ngriti si çështje edhe problemin e pronave çame. Historikisht diplomacia e Tiranës ka ndjekur një linjë servilizmi ndaj diplomacisë së Athinës, por kohët e fundit kjo diplomaci duket se ka ndryshuar kryekëput.
Edmond-Panariti1-320x239Panariti-ambasadorit grek: Të shfuqizohet “Ligji i luftës”

Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, ka takuar dje ambasadorin e ri ambasadorin e ri të Greqisë Leonidas Rokanas. Gjatë takimit Panariti ka kërkuar nga shteti fqinj, heqjen e “ligjit të luftës” të cilin e cilësoi absurd në lidhje më Shqipërinë, dhe se një veprim i tillë do të çonte në një stad të ri marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ambasadori grek

Ndërkaq, Rokanos ka shprehur gatishmërinë e tij për t’ua përcjellë autoriteteve greke shqetësimet e ngritura nga Panariti. Gjatë takimit, Rokanas shprehu vullnetin e tij për të punuar me vendosmëri për dinamizmin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai siguroi se Greqia mbështet fuqimisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të asistuar në terma konkretë Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. Ministri Panariti vijoi me ngritjen e shqetësimeve , duke parashtruar kërkesën për shtyrjen e moratoriumit që lejon qytetarët shqiptarë të udhëtojnë me dokumentet aktuale që kanë në përdorim.

Berisha

Kryeministri Berisha i cili gjithashtu kishte asistuar në këtë takim, shprehu se po ndjek me vëmendje zhvillimet e rëndësishme pozitive dhe përpjekjen e jashtëzakonshme në shtetin fqinj për të kapërcyer pasojat e krizës, e cila ka një karakter, jo vetëm evropian, por edhe global. Takimi u përmbyll me ndarjen e vlerësimeve së të dyja palëve për të arritur një zgjidhje të pranueshme lidhur me çështjen e delimitimit detar, mbështetur në legjislacionin ndërkombëtar dhe të drejtën e brendshme të dy vendeve.