“Një ambasador që kishte qenë avokat shumë i njohur më tha një herë se: Kam pasur disa klientë miliarderë që kishin vjedhur nga një miliardë dollarë, por problemi i tyre më i madh ishte se çdonjëri prej tyre donte të vidhte edhe një tjetër miliardë.
I tillë është dhe rasti i supermiliarderit të kupolës së PS, Fidel Ylli, për të cilin Parlamenti voton sot për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit.
Kushtetuta e vendit i ndalon deputetit të nxjerrë përfitime nga pasuria publike. Z.Fidel Ylli shumë muaj pasi është bërë deputet, i ka shitur motrës frekuencën publike të radios që menaxhonte sikur të ishte pronë familjare. Motra që jetonte me një rroge modeste, një mëngjes të bukur lumturisht dhe papritmas u gdhi miliardere dhe i pagoi vëllaçkos miliarder qindra milionë leke për frekuencën publike të radios që bleu prej tij.
Fideli i Partisë nuk ka faj! Jo, fajin e kanë miliardat që gabimisht kishin mbuluar dhe bërë të palexueshëm për të, nenet e Kushtetutës,” shkruan Berisha.





