Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka përcjellë urimin e tij për festën e Krishtlindjeve edhe përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, ku ka postuar edhe një foto, së bashku me urimin shoqërues.
"Unë jam i zënë në kuzhinë me gatimin…për të gjithë familjen! Gëzuar Krishtlindjet të gjithë juve, miqtë e mi. U përqafoj në mënyrë ideale një e nga një, si dhe uroj të kaloni këtë fundviti pushimesh me qetësi të madhe", uron trajneri italian i Kombëtares.






