Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, besohet se i ka dërguar një mesazh bordit të klubit mbretëror, me lënien në bankinë të kapitenit legjendar.
Mourinho e la në bankinë Casillasin, që konsiderohet prej portierëve më të mirë në botë, për të vendosur që Adan të luajë nga fillimi.
“Marca” shkruan se Mourinho është i bindur se Reali është duke paguar shtrenjtë pse nuk i ka bërë transferimët e kërkuara gjatë verës, ndërsa ai ka dashur t’i dërgojë një mesazh presidentit Florentino Perez, për zgjedhjen kontroverse.
Mourinho besohet se është i hidhëruar pse nuk është transferuar Lucas Moura, ndërsa tani synim e ka bërë Radamel Falcaon, i cili me gjithë presionet e Atletico Madridit, pritet të kalojë te Reali, si shkak i presionit të strategut portugez. (ORAinfo)






