Mancini: Gjyqtari kishte pirë për Krishtlindje!


Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini deklaroi pas humbjes nga Sunderlandi se tifozët e rivalit të qytetit, United, kanë nisur herët festimin e titullit.

Të vetmin gol në ndeshje e shënoj ish futbollisti i Citut, Adam Johnson në minutën e 53 të ndeshjes.
“Qytetarët” tash ngecin shtatë pikë pas Unitedit, të cilët në një ndeshje triller mposhtën Neëcastlin me rezultat 4:3.

“Ende asgjë s’ka përfunduar, kjo humbje nuk ndryshon asgjë. Stinori është i gjatë. Unitet gati në çdo ndeshje po shënon nga 2-3 gola dhe momentalisht ka më së shumti gjasa për titull, por mendoj se na pret një garë e gjatë”, ka thënë Mancini pas ndeshjes.

“Kur vini në këtë stadium e dini çfarë ju pret. Dominoni gjatë tërë ndeshjes dhe në fund mposhteni. Sinqerisht, nuk do të besoja që diçka e tillë do të ndodhte po mos të bëhet fjalë për futbollin”, ka thënë më tej Mancini.
Italiani ka thënë se goli i Johnsonit ishte realizuar pas faullit ndaj Zabaletas.

“Ajo nuk ishte ndërhyrje, por faull i rëndë ndaj Zabaletas. Isha afër vendit të ngjarjes dhe gjithçka u pa qarë. Ndoshta gjyqtari ka pirë më shumë së është dashur për Krishtlindje, kështu që nuk e ka vlerësuar mirë”, ka përfunduar ai. (ORAinfo)

Related Posts: