Ibra i rikthehet ndërhyrjes ndaj Rufier


Zlatan Ibrahimovic i rikthehet edhe një herë ndërhyrjes së tij ndaj Stephane Rufier, në sfidën Sant Ettiene - PSG. Sulmuesi suedez bëri të ditur që nuk kishte si qëllim të dëmtonte portierin kundërshtar.

Ylli i parizienëve u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen brutale ndaj Rufier në sfidën e luajtur në nëntor, por 31 vjecari këmbëngul që gjithçka ishte thjesht një aksident.

Suedezi pranoi se situata ishte disi konfuze sepse arbitri mori vendimin pasi u konsultua me lojtarët, pasi nuk e kishte parë mirë atë që ndodhi në fushë. Ibrahimovic ka sqaruar dinamikën e aksionit duke theksuar se i tillë është futbolli.