Menaxheri i Fulhamit, Martin Jol ka thënë se Dimitar Berbatov ka bërë gjest të keq kur golin kundër Southamptonit e festoi duke e hequr fanellën.
Nën fanellë ai mbante një mbishkrim: “Vetëm qetë dhe me paso topin”.
“Sigurisht ka menduar se do të kaloj pa verjetje, sepse rrallë merr karton të verdhë. Duhet ta pranoj se nuk ishte gjest i këndshëm, por ka dashur të dërgoj mesazh. Ai çdo ditë futbollistëve të rinj ju flet që të luajnë më me vetëbesim, ta ruajnë topin dhe që mos të frikësohen”, ka thënë Jol.
Ai ka shtuar se do të flas me sulmuesin me përvojë në mënyrë që incidente të tillë mos të përsëritën.
Berbatov gjatë kësaj verë është larguar nga Manchester United, ndërsa në stinorin vjeshtor ka zhvilluar 12 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola. (ORAinfo)