Duke u bazuar në votat e klubeve të futbollit, trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve në elitën e futbollit të Maqedonisë. KD i FFM ka vendosur që futbollist më mirë për vitin 2012 të shpallet anëtari reprezentacionit të Maqedonisë Agim Ibraimi, futbollist aktual i kampionit aktual të Sllovenisë Mariborit.
Lajmin për shpalljen e Agim Ibraimit futbollist të vitit e ka pohuar nënkryetari Qenan Idrizi, i cili theksoi se në të ardhmen zëvendës sekretari i përgjithshëm të FFM do të jetë shqiptar si dhe njëri nga zëdhënësit në FFM do të jetë shqiptar, “por do të ketë edhe një përgjegjës të njërit nga sektorët në kuadër të FFM-së”, Idrizi për ‘Zhurnal’.
Ndryshe Agim Ibraimi në Tetovë u shpall sportist më i mirë shqiptar në Maqedoni, në manifestimi e organizuar nga Shoqata Klubi Atletikës Studenti.
“Këtë epitet e kam mirëpritur me emocione shumë të mëdha ndaj edhe nuk kam fjalë se si ta komentoj. Dua të falënderojë organizatorët e këtij manifestimi sportiv ku kanë qenë të pranishëm 100 yje të sportit shqiptar. Falënderoj nga zemra të gjithë që më kanë përkrahur”, deklaroi Ibraimi.
Ndryshe, futbollisti tetovar Ibraimi i lindur me 29 tetor 1988, karrierën e tij si futbollist e ka filluar në shkollën e futbollit Drita të Bogovinës ndërsa afirmimin e vetë e ka arritur në KF Shkëndija ku ka kaluar të gjitha grupmoshat nga kadetët, juniorët e deri tek ekipi parë. Ibraimi dy vite ishte pjesë e Red Bull të Salzburgut, pastaj NK Olimpija e Lubjanës dhe tani është lojtari standard i NK Maribior.
Ibraimi në fanellën e reprezentacionit ka 15 paraqitje dhe ka të shënuar 3 gola, në U-21 ka 11 paraqitje dhe 2 gola të shënuar, ndërsa në U-19 ka 8 paraqitje dhe 1 gol të shënuar. Aiështë futbollisti dytë shqiptar që shpallet futbollist më mirë në Maqedoni, pas Artim Shaqirit. (ORAinfo)