Nëse në Dinamo ekziston ndonjë listë e largimeve, në të do të ishte Fatos Beqiraj. Jo pse Dinamo dëshiron ta shesë, por sepse ndjejnë së qysh në dimër mund ta shesin.
Kështu shkruan e përditshmja kroate, Jutarnji List.
“Beqiraj, edhe pse nuk mund të shitet 10 milionë euro, ai shumë shpejt mund të largohet nga Maksimiri. Kjo nuk është fshehtësi. Edhe Beqiraj nuk e fshehë dëshirën që të largohet nga Dinamo”, shkruan kjo e përditshme.
Beqiraj ishte afër kalimit verës në Hoffenheim, derisa dëmshpërblimi për të kapte shifrën e katër milionë eurosh.
“Në fund vendosi të qëndroj, por nuk është fshehtësi se këtë vjeshtë nuk ka qenë i kënaqur me statusin, e as me realizimet e tij, kështu që ndoshta do të ishte më mirë sikur të kalonte në Bundesligë. Vetëm katër gola në gjysmëstinor, është pak për një futbollist që stinorin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në ligë”, thekson Jutarnji.
Sipas gazetës, Beqiraj i ka duart e lira që të largohet në rast së ka një ofertë për të në janar. (ORAinfo)






