Një qasje e re në çështjet e emigracionit dhe minoriteteve në Shqipëri




nga Kastriot Myftaraj

Kur shqiptarët trajtohen më keq se lopët në vendet e BE
Shqiptarët rezultojnë të jenë më të dëbuarit ndër emigrantët e nacionaliteteve të ndryshme që hyjnë në vendet e Bashkimit Europian. Në ndërkohë Bashkimi Europian i ka imponuar shtetit shqiptar marrëveshje për ripranimin e emigrantëve klandestinë, sipas së cilës shteti shqiptar detyrohet të pranojë në Shqipëri jo vetëm emigrantët klandestinë me kombësi shqiptare, por edhe emigrantët klandestinë nga vende të tjera, që kanë kaluar tranzit në Shqipëri. Për këta të fundit, kurdë, kinezë, pakistanezë, iranianë, indianë etj. shteti shqiptar ka detyrimin që t’ i akomodojë në kampe dhe me kalimin e kohës t’ i ndihmojë të integrohen në jetën shqiptare dhe këtë gjë autoritetet shqiptare duhet që ta bëjnë me seriozitet dhe siç duhet pasi do të jenë nën mbikqyrjen e BE.
Në ndërkohë emigrantët shqiptarë në Europën Perëndimore trajtohen nga autoritetet e këtyre vendeve më keq se një lopë që ka fatin të jetojë në territorin e Bashkimit Europian. Për këto të fundit tregohet një kujdes i madh nga shteti që jep subvecione të mëdha për këto kafshë, që ato të rriten sa më mirë, ndërsa për emigrantët shqiptarë shtetet europiane harxhojnë pare për t’ i dëbuar, sikur të qenë kafshë të tërbuara. Duke qenë se vendet e Bashkimit Europian tregojnë kujdes të madh për kafshët, nuk është me vend që trajtimi që u bëhet shqiptarëve nga këto vende, duke filluar që nga ambasadat e tyre në Tiranë, të quhet trajtim kafshëror. Për këtë trajtim duhet gjetur një fjalë tjetër, pasi shqiptarët do të qenë shumë më të kënaqur sikur nga ambasadat europerëndimore dhe në këto shtete të trajtoheshin si kafshë. Është e qartë se shqiptarëve në Europë u është vënë praktikisht «ylli i verdhë» që iu vunë dikur nazistët hebrejve.   
Në çdo vend tjetër, një situatë e tillë do të shkaktonte një debat të madh në media, që në Shqipëri janë të shumta si të shkruara ashtu dhe elektronike. Në Shqipëri të gjitha këto kalojnë thjesht si lajme kronike, ndërsa mediat i japin një mbulim shumë më të madh drekave të Nanos me bashkëpunëtorët e tjerë të vet në PS, si dhe gripit të Berishës, si dhe shëtitjeve të përfaqësuesve të burokracisë ndërkombëtare në Tiranë. Për ç’ integrim në Europë dhe marrëveshje për asocim-stabilizim flasin politikanët tanë, në pozitë dhe opozitë, kur shqiptarët në vendet e BE-s trajtohen më keq se lopët, me përjashtim të lopës së tërbuar?

BE preokupohet më tepër për romët e magjypët në Shqipëri se për shqiptarët në vendet e BE
Në kohën që Europa i trajton në këtë mënyrë emigrantët shqiptarë, në anën tjetër i bën presion shtetit shqiptar për të përmirësuar statusin e gjithfarë grupeve të vetëquajtura etnike dhe kulturale që jetojnë në Shqipëri dhe që e quajnë veten minoritete etnike si romë, magjypë (të vetëquajtur «egjiptianë», vllehë etj. Këto grupime të cilat nuk mund të quhen minoritete etnike në kuptimin klasik të fjalës, për shkak se nuk i përkasin një trungu nacional që kufizohet me Shqipërinë, siç është rasti i minoritetit grek, maqedono-bullgar dhe malazez, megjithatë kanë përftuar «elita» politike dhe të «shoqërisë civile» që dalin madje dhe si interlokutorë të këtyre grupimeve në takimet me ndërkombëtarët, duke përdorur lehtësisht termin «minoritet», duke u ankuar se autoritetet shqiptare u dhunojnë liritë dhe të të drejtat, duke e akuzuar shoqërinë shqiptare se tregohet raciste ndaj tyre, si dhe duke insistuar që Shqipëria të pranojë që të deklarohet si një vend shumetnik.
Aspekti më problematik i kësaj afere është ndoshta fakti se këto shoqata janë bërë expediente të strategjisë nacionaliste greke në Shqipëri, respektivisht të dy partive politike greke në Shqipëri, PBDNJ dhe LDLNJ, të cilat duke ndjekur strategjinë nacionale greke për ta paraqitur Shqipërinë si një vend ku jeton një popullsi heterogjene e deklarojnë veten si mbrojtëse të interesave të këtyre grupimeve dhe si shprehëse të vullnetit politik të këtyre grupimeve. Krerët e këtyre shoqatave marrin pjesë në tubimet e PBDNJ dhe LDLNJ dhe u japin mbështetje këtyre partive në këmbim të vizave greke për vete dhe për të afërmit e tyre, si dhe në këmbim të beneficeve të tjera materiale.

Altruizmi i keqshpërblyer i shqiptarëve
E gjithë kjo është një abuzim i paskrupullt me atruizmin që shteti dhe shoqëria shqiptare kanë treguar historikisht kundrejt këtyre grupimeve. Kur Shqipëria u shkëput nga Turqia dhe u bë shtet, çështja e përkatësisë së popullsisë që jetonte brenda kufijve të shtetit të ri u zgjidh në mënyrë të thjeshtë, duke u quajtur si të nacionalitetit shqiptar të gjithë ata njerëz që u ndodhën në Shqipëri në 1913, me përjashtim të atyre që qenë grekë dhe sllavë nga vendet fqinje, të cilët morën statusin e minoritetit etnik.
Por Shqipëria pati qenë pjesë e Imperisë Osmane ku, ashtu siç lëviznin lirisht shqiptarët gjithandej territorit imperial, ashtu lëviznin dhe anëtarët e popullsive të tjera. Kështu ndodhi që në territorin e sotëm shqiptar, veçanërisht në periudhën e Luftrave Ballkanike (1912-1913) së bashku me ushtritë turke të dislokuara në Shqipëri me këtë rast, erdhën dhe shumë romë, magjypë (gabelë-të vetëquajtur sot «egjiptianë»), turq etnikë. Këta njerëz mbetën në territorin e shtetit të sotëm shqiptar pas tërheqjes së ushtrive turke. Shteti shqiptar dhe shoqëria shqiptare u treguan tejet altruistë duke u dhënë këtyre grupimeve të drejta të plota, të barabarta me shqiptarët, duke filluar që nga shtetësia shqiptare.
Por, këto grupime dhe lidershipi i tyre, altruizmin e treguar historikisht kundrejt tyre nga shteti dhe shoqëria shqiptare, pas të gjitha gjasave e morën për naivitet, dobësi dhe vendosën që ta eksploitojnë në mënyrë bizarre, duke ngrënë bukën dhe përmbysur kupën, si të thuash. Lidershipi i këtyre grupimeve, romë, magjypë, turq, vllehë, kanë filluar një luftë sistematike kundër nacionit shqiptar, duke dashur ta paraqesin Shqipërinë si një mozaik popullsish heterogjene, ku shqiptarët rezulton të jenë minoritet, por që megjithatë ushtrokan një racizëm të skajshëm kundrejt këtyre të ashtuquajturave minoritete të tjerë.
Para disa kohësh dëgjoja në emisionin «Top show» në televizionin «Top Channel» sesi liderë të këtyre grupimeve nxirrnin nga goja top-rrena fantastike duke thënë p.sh. përfaqësuesi i të ashtuquajturve egjiptianë të Shqipërisë-alias magjypë (shoqatë dhe «minoritet» që nuk njihet nga shteti egjiptian) se grupimi që ai përfaqëson e ka origjinën nga egjiptianët e lashtë, që paskan ardhur në këto troje që në Antikitetin e hershëm, a thua sikur Shqipëria është Sudani që është në kufi me Egjiptin. Dhe kështu del se autoktonë në këto troje nuk qenkan shqiptarët, pasardhësit e ilirëve, por magjypët (gabelët) të cilët ne sot duhet t’ i falenderojmë që qenkan treguar të mëshirshëm dhe u paskan bërë vend në këto troje paraardhësve tanë ilirëve.
Shifrat që japin përfaqësuesit e këtyre grupimeve për numrin e anëtarëve të grupit janë një fantazi më vete, duke qenë se sipas këtyre shifrave shqiptarët në këtë vend dalin «minoriteti» i pestë pas grekëve, romëve, magjypëve, vllehëve. Dhe ç’ është më qesharake dhe indinjuese të gjitha këto gjëra thuhen në mbledhje të thirrura nga të dërguarit ndërkombëtarë të OSBE, Këshillit të Europës, Bashkimit Europian etj.  Çështja ka arritur deri atje, sa në virtut të këtyre shifrave të supozuara, përfaqësuesit e këtyre «grupeve» të kenë kërkuar në këto takime deri edhe kuota fikse për vende në parlamentin shqiptar për këto «minoritete» sipas modelit që zbatohet në Kosovë, gjë që në një takim në Misionin e OSBE-s në Tiranë e ka kërkuar për llogari të këtyre grupimeve edhe ish-deputeti dhe kryetari i LDLNJ-s, Ligoraq Karamelo. Dhe burokratët ndërkombëtarë i dëgjojnë të gjitha këto gjëra me stoicizëm.

Altruizmi i keqshpërblyer çon në katastrofë nëse nuk korrigjohet     
Asnjë shtet serioz në botë dhe shoqëri që e ka ndërtuar këtë shtet, nuk do ta toleronte një situatë të tillë ku altruizmi keqshpërblehet si nga grupet që kanë përfituar prej tij, ashtu dhe nga ndërkombëtarët. Në këto rrethana shteti shqiptar do të duhej që të zbatonte kundrejt këtyre grupimeve, të vetëquajtura «minoritet» një politikë ekuivalente me atë që vendet e Bashkimit Europian zbatojnë kundrejt shqiptarëve që kanë emigruar në këto vende. Shteti shqiptar duhet ta anulojë vendimin altruist që ka marrë që në krijimin e vet dhe t’ ua heqë pjestarëve të këtyre grupimeve shtetësinë shqiptare duke i konsideruar ata si emigrantë klandestinë, sigurisht me përjashtim të minoriteteve të vendeve fqinje. Kjo gjë duhet që të bëhet jo vetëm për romët, magjypët («egjiptianët»), vllehët, por edhe për islamikët, pra për ata shtetas shqiptarë që nuk janë romë, magjypë, vllehë, por që janë islamikë praktikantë, pasi kjo është provë se ata janë turq etnikë, duke konsideruar se vetëm turqit etnikë janë ushtrues të fesë islame sot në Shqipëri, që gjithsej në Shqipëri janë 20-30 mijë vetë, jo më tepër.
 Pastaj, anëtarët e këtyre grupimeve, le të aplikojnë për të marrë leje qendrimi të përkohshme në Shqipëri, ashtu siç bëjnë shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian dhe në rast se kjo e drejtë nuk u miratohet atëhere romët, magjypët, turqit të kthehen në Turqi prej nga kanë ardhur dhe derisa Turqisë t’ i mbushet mendja t’ i marrë ata, shteti shqiptar le t’ i grumbullojë nëpër kampe, ashtu siç ndodh me shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian.

Reputacioni i rregulluar nacional
Me këtë do të zgjidhet dhe një pjesë e mirë e konflikteve kulturale që ekzistojnë sot në Shqipëri. Kështu, p.sh. kur Abdi Baleta dhe Hysamedin Feraj shprehin pikëpamje antisemite, antiamerikane dhe fundamentaliste islamike, atëhere kjo nuk do ta kompromentojë nacionin shqiptar, pasi do të thuhet se këto gjëra i kanë thënë dy emigrantë turq me qendrim të përkohshëm në Shqipëri. Kur Aurel Plasari e quan Nënë Terezën vllehe, në rast se Plasari do të ketë statusin e emigrantit, atëhere nuk do të kompromentohet nacioni shqiptar, pasi do të thuhet se këtë gjë nuk e ka thënë një shqiptar, por një emigrant vlleh në Shqipëri. Kur Hysamedin Feraj boton një libër ku paraqitet teza se Heroi Nacional, Skënderbeu  tradhëtar i interesave nacionale, në rast se Feraj do të ketë statusin e një emigranti turk, atëhere nuk do të kompromentohet Nacioni shqiptar duke u thënë se shqiptarët po e mohojnë Skënderbeun, pasi do të mund t’ u përgjigjemi se këtë gjë e ka bërë një emigrant turk me qendrim të përkohshëm në Shqipëri.  
Kur Pirro Misha, Maks Velo dhe Edmond Tupja bërtasin se janë kërcënuar dhe rrahur nga islamikët,  atëhere në rast se islamikët në Shqipëri kanë statusin e emigrantit turk dhe Misha e Velo statusin e emigrantit vlleh (rumun) atëhere nuk do të kompromentohet nacioni shqiptar, pasi kjo do të quhet si një grindje midis emigrantësh me qendrim të përkohshëm në Shqipëri. Kur në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera shqiptare të shihen femra me shami (hixhab) dhe ferexhe, si dhe të rinj me mjekrra dhe veshje talebanësh, atëhere kjo nuk do të kompromentojë nacionin shqiptar, pasi do të mund t’ u themi të huajve se këta janë emigrantë të huaj, turq dhe se ne shqiptarët jemi përgjegjës dhe cënohemi nga ekzistenca e këtyre njerëzve në Shqipëri, po aq sa francezët, gjermanët dhe britanikët nga emigrantët islamikë që gjenden në vendet e tyre.
Kur Fatos Lubonja thotë se në Kosovë dhe në Republikën e Shqipërisë jetojnë dy popuj të ndryshëm armiq, shqiptarët dhe kosovarët, atëhere të huajt nuk do të mund të thonë se shqiptarët e këtej kufirit i urrejnë shqiptarët e anës tjetër të kufirit në rast se Lubonja do të ketë statusin e një emigranti vlleh (rumun) në Shqipëri, por do të thonë se vllehët dëshirojnë që shqiptarët në të dy anët e kufirit të jenë të armiqësuar mesvedi.
Pjestarët e këtyre grupimeve janë përgjegjës edhe për reputacionin e keq si kriminelë dhe mafiozë që kanë fituar shqiptarët në Perëndim, pasi pjesën më të madhe të krimeve që u atribuohen shqiptarëve në Perëndim i kanë bërë pjestarët e këtyre grupimeve. Në rast se këtyre njerëzve do t’ u hiqet kombësia dhe shtetësia shqiptare, atëhere kur ata të kryejnë krime në vendet e tjera, reputacionin e keq do ta marrin përsipër kombet që ata u takojnë si Turqia etj.

Nga utopia në realitet
Shumëkush që i lexon këto rreshta do të thotë se e gjithë kjo që po shkruaj unë është një fantazi, një utopi dhe se kjo gjë nuk mund të ndodhë. Kurrkush mos të jetë i sigurt për këtë gjë. Utopi nuk është kjo që po propozoj unë, por kjo që është duke ndodhur aktualisht në Shqipëri ku të ashtuquajturat minoritete inekzistente janë duke shpërbërë nacionin shqiptar, fundamentin mbi të cilin do të duhej të ndërtohej një shoqëri dhe shtet solid për shqiptarët që do të na siguronte dinjitet, siguri dhe mirëqenie. Alternativa që propozoj unë është një kalim nga utopia në realitet. Modeli shoqëror i demokracisë liberale, me kuadrin e lirisë dhe të drejtave njerëzore, shtetit ligjor dhe shoqërisë civile, model ky që është krijuar në Perëndim dhe që ne mundohemi ta aplikojmë sot, e ka origjinën e vet tek Iluminizmi europian që kishte në qendër konceptin e arsyes, që përbënte tribunalin që duhej t’ i nënshtroheshin të gjitha veprimet e njerëzve dhe institucionet e krijuara prej tyre.
Dhe, sipas këtij parimi, edhe rezultati i implementimit në shoqërinë shqiptare të modelit sociopolitik me origjinë nga iluminizmi, duhet që t’ i nënshtrohet gjyqit të arsyes. Është e qartë për gjithkënd se ky gjyq i arsyes ka dhënë verdiktin e fajsisë për abuzimin me altruizmin shqiptar që bëjnë krerët e grupimeve të ashtuquajtura «minoritete» në Shqipëri si romë, magjypë, turq (islamikë), vllehë etj, si dhe ka dhënë verdiktin e fajsisë për vendet europiane dhe institucionet europiane komunitare që përdorin kundrejt shqiptarëve një standard të dyfishëtë, duke i keqtrajtuar në vendet e tyre dhe duke u kërkuar nga ana tjetër shqiptarëve që t’ i trajtojnë këto «minoritete» në mënyrë praktikisht të privilegjuar. Madje në Shqipëri ka filluar të artikulohet publikisht edhe racizmi i anëtarëve të këtyre minoriteteve të supozuara kundrejt shqiptarëve.
Po në emisionin «Top Show» në Top Channel, në një edicion ku bëhej fjalë për Tiranën, një këngëtare rome, që pretendonte të qe tiranase autoktone, sikur Tirana të jetë në Anadoll, foli me përbuzje për shqiptaët e Veriut të Shqipërisë që kanë ardhur në Tiranë. Me sa duket, kjo këngëtare që për shkak të origjinës në çdo vend tjetër europian përveç Shqipërisë do të kishte statusin e emigrantes, kujton se ajo, paraardhësit e së cilës kanë ardhur në Tiranë nga kushedi se cili skaj i kundërt me Shqipërinë i Imperisë Osmane, paska të drejta në Tiranë më tepër se shqiptarët e Veriut të Shqipërisë. Është me të vërtetë acaruese kur i dëgjon romët dhe magjypët në Tiranë, njerëz që pretendojnë se janë viktima të racizmit, tek tregojnë një racizëm paranojak, duke i quajtur «malokë» shqiptarët e ardhur nga Veriu i Shqipërisë.
Të gjitha këto tregojnë se shqiptarët kanë fituar legjitimitetin moral për të ndryshuar këto situatë absurde dhe kjo është një gjë e rëndësishme. Në rast se ndryshimin nuk ka guxim dhe aftësi ta bëjnë këta politikanë që janë sot, atëhere me siguri do të dalin të tjerë që do ta bëjnë. Kështu, shteti dhe shoqëria shqiptare do të përmirësojnë pozitën e vet përballë Europës, duke i thënë se Shqipëria nuk është një vend që vetëm çon emigrantë në Europë, por është edhe një vend që mban një numër të madh emigrantësh, të barabartë me atë që sot mbajnë vende të tilla të Bashkimit Europian si Franca, Gjermania, Greqia etj.
Disa do të thonë se në këtë shkrim ka ide të papranueshme, deri edhe raciste. Por në rast se termi racizëm do të përdoret thjesht si një etiketë që u vihet mendimeve të atyre që nuk na pëlqejnë, sipas liturgjise liberal-demokrate, atëhere kjo do të shkaktojë edhe zhvlerësimin e këtij termi në rastet kur përdoret drejt. Idetë që unë kam shprehur në këtë shkrim nuk synojnë asfare përpunimin e një platforme raciste, sikur mund të ketë pretendime bizarre, por synojnë vetëm që të vendoset një simetri racionale në status midis nacionit shqiptar dhe nacioneve të tjera europiane, në raport me grupet e tjera etnokulturale që banojnë brenda kufijve të vendit tonë, gjithherë duke përdorur si pikë referimi trajtimin që u bëhet shqiptarëve në vendet europiane. Tekefundit nuk ka arsye përse ne shqiptarët të jemi më altruistë se francezët, zviceranët, gjermanët, grekët, italianët, suedezët etj. Në rast se e bëjmë këtë gjë, sikur edhe jemi duke e bërë momentalisht, Europa nuk do të na admirojë dhe glorifikojë, por do të tallet në heshtje me ne, duke na quajtur të paaftë që të njohim dhe të mbrojmë interesat tona.

Shqipëria reale dhe Shqipëria virtuale
Burokracia dhe diplomacia ndërkombëtare në Tiranë që u jep akces dhe i dëgjon me stoicizëm përfaqësuesit e të ashtuquajturve minoritete në Shqipëri të bëjnë lojën e tyre në nivel ndërkombëtar, e di se në çdo vend tjetër kjo do të qe një lojë me zjarr, por në Shqipëri niset nga konsiderata malinje se «Kështu janë shqiptarët!», pra njerëz me të cilët mund të bësh çdo gjë. Dhe Shqipëria e tyre është një Shqipëri virtuale ku shqiptarët për ta përfaqësohen nga një turmë perversësh të «shoqërisë civile», që rrijnë para tyre si kafshët e cirkut para maestros, të gatshëm që të bëjnë çdo gjë në pritje të ushqimit. Por përveç kësaj rent-a-crowd që për burokracinë dhe diplomacinë ndërkombëtare në Tiranë përbën «opinionin» shqiptar për ta, është edhe Shqipëria reale që përbëhet nga shumësia e madhe e heshtur e shqiptarëve  të tjerë të cilët nuk mund ta tolerojnë më këtë gjendje.  Dhe kur këta njerëz përballen me shqiptarët e vërtetë, i shpallin ata «ekstremistë» dhe «nacionalistë». Por këta «ekstremistë» dhe «nacionalistë» janë produkt i trajtimit që ambnasadat perëndimore u kanë bërë shqiptarëve, si dhe i trajtimit që shtetet perëndimore u kanë bërë shqiptarëve. Ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë, me trajtimin e keq që u bëjnë shqiptarëve janë kthyer në Akademi të Nacionalizmit Shqiptar, që prodhojnë nacionalistë shqiptarë. Një eksperiencë e një shqiptari në pikën e kalimit në një aeroport ose port europerëndimor është e mjaftueshme që tek ky njeri të fshihen të gjitha ato leksione kundër nacionalizmit që kanë tentuar t’ i mësojnë OJF-t në Shqipëri me projektet e sponsoruara nga BE dhe ky njeri të shndrrohet në një nacionalist shqiptar. Secilit i duhet njohur merita që ka. Një lëvizje nacionaliste serioze shqiptare do të duhej që t’ i shpallte anëtarë nderi ambasadorët e vendeve europerëndimore në Tiranë. Se ç’ potencial ekziston në Shqipëri, këtë e treguan bie fjala festimet e turmave gjigande në sheshe pas fitores në ndeshjen e futbollit kundër Greqisë. Dhe kur kjo forcë që zbulohet në këto turma të rinjsh që kërkojnë dinjitet dhe mirëqenie të artikulohet politikisht atëhere…
Dhe kjo forcë nuk mund të përmbahet me magjinë e fjalës të Merlinëve të burokracisë ndërkombëtare, pasi vjen një moment që shqiptarët, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës, sikur i thonë fjalës nuk do të përmbahen më nga termat «ekstremist» dhe «nacionalist» pasi fjalët thjesht nuk funksionojnë më për të sugjestionuar dhe frenuar, aq më tepër që bartin koncepte në thelb irracionale. Atëhere shqiptarët do të arrijnë që europianët t’ i trajtojnë baras me një lopë komunitare dhe ky do të jetë gjithsesi një fillim.  

2005