Nga Kastriot Myftaraj
Në hyrje të selisë së Lëvizjes “Mjaft”, tek Rruga e Elbasanit, gjendet një poster i madh ku portreti i kryeministrit Berisha është vënë përkrah atij të Stalinit. Posteri mban shënimin “Mirëseerdhët në Saligrad”. Siç shihet, kërkohet të bëhet një lojë fjalësh duke luajtur me ngjashmërinë që krijohet mes fjalës “Stalingrad” (qyteti i Stalinit) dhe fjalës që del nga përdorimi i emrit të kryeministrit (Sali) për të krijuar një emër qyteti sipas modelit rus: Saligrad. Është e qartë se këtu luhet me faktin që kryeministri Berisha ka qenë ish-komunist për një kohë të gjatë, që nga viti 1968, dhe për dhjetë vjetë edhe sekretar organizate-bazë të PPSH, që ishte partia e fundit- formalisht staliniste, në pushtet në Europën Lindore. Në këtë sens, protesta e lëvizjes “Mjaft” është e drejtë, se Berisha është një “dinozaur” politik në llojin e vet, duke i pasur homologët e vet vetëm në republikat ish-sovjetike të Azisë Qendrore, siç e kam treguar me fakte në shkrimin tim “Berisha, ‘Oqil Oqilovi’ i Ballkanit”, ku ia gjej homologun Berishës tek kryeministri i Taxhikistanit.
Unë e gjej me vend fjalën “Saligrad”, që i vihet Shqipërisë sa kohë që ish-komunisti 22-vjeçar, Sali Berisha, është kryetar i PD dhe kryeministër. Por, kjo kritikë ka vlerë edhe kur adresohet ndaj “Stalingradit” të palës tjetër, pra të PS. A nuk duhet që Lëvizja “Mjaft” të alarmohet nga fakti që pranë PS krijohet një fondacion për përpunimin e mendimit politik, me emrin e Qemal Stafës? Kur dihet se Qemal Stafa i përkiste krahut stalinist të lëvizjes komuniste antifashiste shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka firmuar rezolucionin e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare (ku thuhej se partia do të krijohej sipas mësimeve të Leninit dhe Stalinit), si dhe ka firmuar rezolutat për spastrimet e antistalinsitëve në 1942, para se të vritej. Derisa nuk kritikohet dhe ky aspekt i pranisë së fantazmës së komunizmit(stalinizmit) në politikën shqiptare, atëherë nuk bëhet gjë tjetër veçse luftohet Saligradi i Berishës në emër të Stalingradit të Ramës.
Por, nëse Shqipëria e sotme kryeministrit Sali Berisha është “Saligrad”, si dotë jetë Shqipëria e nesërme, kur Berisha dhe PD të jenë larguar nga pushteti. Në Shqipërinë e nesërme, ku do të ketë ardhur në pushtet PS, me Edi Ramën në krye, kur Edi Rama do të bëhet kryeministër, mund të vihet posteri me sloganin “Mirësevini në Edizrael!” Sepse Edi Rama është i pari dhe i vetmi politikan në historinë e politikës shqiptare që jo vetëm ka pasur mbështetjen sa të qartë për nga mënyra se si jepet, aq edhe të dyshimtë për nga motivet, të qendrave çifute ndërkombëtare, dhe në rradhë të parë të Soros, siç e kam analizuar në shumë shkrime. Edi Rama ka dashur t’ ua bëjë të qartë shqiptarëve se ai është i parapëlqyeri i qendrave çifute ndërkombëtare, kur ka marrë pranë si këshilltar që kur u bë ministër në 1998, dhe më pas në Bashkinë e Tiranës çifutin Irving Berkoviç, me një veshje dhe pamje (mjekër) prej fundamentalisti çifut. Me këto gjeste Edi Rama është vetëparaqitur si njeriu i lobeve çifute ndërkombëtare, dhe me sa duket këtë e ka bërë qëllimisht që t’ i joshë shqiptarët ta ndjekin pas. Por me këtë Edi Rama është dekonspiruar si njeriu kryesor në Shqipëri i një elite kriptoçifute të përzgjedhur dhe sponsoruar nga Soros, për të sunduar vendin. Me këtë gjë Soros dhe Rama praktikisht u vërtetuan shqiptarëve librin “Komploti botëror” të Nikollaj Nikollov, aq shumë i lexuar nga shqiptarët këto kohë.
Nëse do të bëhej një poster për Ramën si ai që ka bërë Lëvizja “Mjaft” për Berishën, të cilin e ka vënë pranë Stalinit, atëherë në këtë poster portreti i Ramës do të vihej pas atij të Sorosit dhe të cifutit me look fundamentalist, Irving Berkovic, duke pasur poshtë shënimin “Mirëupafshim në Edizrael!”. Sigurisht që këtë poster nuk duhet që të presim që ta bëjë Lëvizja “Mjaft”, pasi ajo është një krijesë e Soros, dhe madje është pjesë e NOSA (Netëork Open Society Albania), që u promovua nga vetë Soros në Tiranë në 2005, si një rrjet shoqatash në orbitën e Fondacionit “Soros”. Lidershipi i Lëvizjes “Mjaft” është vetë pjesë e elitës kriptoçifute të Soros në Shqipëri, dhe këtu është sekreti i katapultimit të këtyre të rinjve anonimë, si Erion Veliaj.
Dikush mund të thotë se është një gjë e mirë që Shqipëria të shndrrohet nga “Saligrad” në “Edizrael” se ndoshta lobet çifute që janë pas Edi Ramës, do ta bëjnë Shqipërinë një lloj “Izraeli” të Ballkanit. Por nuk ka për të ndodhur kështu, se Sorosi vepron në Shqipëri ndryshe nga ç’ vepron në Izrael. Shqipëria e Edi Ramës do të mund të quhet “Edizrael” vetëm për faktin se do të sundohet nga një elitë kriptoçifute, në kuadrin e një eksperimenti sorosian, që më pas mund të tentohet edhe në vende më të mëdha, dhe jo se do të prosperojë si Izraeli. Në rast se Soros do të donte ta bënte Shqipërinë të prosperuar si Izraelin, me elitën e tij kriptoçifute që kërkon të sjellë në pushtet, unë do të isha i pari që do të mbështesja Edi Ramën. Por Soros bën në Shqipëri gjëra destructive që nuk i bën në Izrael, siç është sponsorizmi në tetor të vitit të kaluar nga Fondacioni “Soros” i një tryeze për reformën zgjedhore në Shqipëri, që u mbajt në Tiranë dhe nga ku doli një i ashtuquajtur dokument sugjerues për reformën zgjedhore ku u rekomandohet Kuvendit të Shqipërisë, partive, presidentit, qeverisë që të zbatojnë sistemin zgjedhor proporcional rajonal, madje me vende fikse në parlament për minoritetet dhe grupet sociale:
“Shqipëria është në fazën kur i kërkohet të demonstrojë përpara organizmave ndërkombëtare ku ajo aspiron të anëtarësohet, se është një shtet demokratik i cili njeh dhe respekton të drejtat e minoriteteve dhe grupeve të caktuara sociale. Për këtë shkak ajo së pari, ndoshta duhet të garantojë që këto grupe, në rastin kur ato përbëjnë një numër të spikatur në raport me popullsinë në vendit, të kenë mundësi reale të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend në një numër të arsyeshëm përfaqësuesish të tillë – Zgjidhje mund të ishte sistemi elektoral i cili garanton në çdo rast një numër vendesh të caktuara paraprakisht për këto grupe etnike, sociale, etj”.
Kështu Soros kërkon që ta përdorë reformën zgjedhore në Shqipëri që me anë të sistemit zgjedhor të hapë “Kutinë e Pandorës” dhe të dalin të gjithë llojet e minoriteteve të shpikura dhe të sponsorizuara nga Soros, jo vetëm grekët dhe sllavët, por edhe romët, egjiptianët, vllehët, gabelët e kushedi se kush tjetër dhe të kërkojnë vende fikse në parlament. Kështu Shqipëria do të bëhet si Kosova, ku këto grupime do të kenë mundësi të bllokojnë parlamentin. Më pas ato, duke parë atë që bëhet në Kosovë do të kërkojnë që në flamurin shqiptar të shtohen dhe nga një yll i verdhë për secilin prej tyre. Mendo pastaj edhe vendet fikse për ato që në dokument quhen grupime sociale (pensionistët, ish-ushtarakët, ish-pronarët, ish-të përndjekurit, të papunët etj.) dhe mendoni se ç’ kaos do të bëhet në parlament. Merret vesh, kjo formulë që propozohet në këtë dokument, është formulë për shpërbërjen e shtetit shqiptar. Derisa Soros këto formula nuk i propozon për Izraelin, që është atdheu i tij si çifut, por për Shqipërinë, atëherë në rast se përjashtojmë që Soros t’ ia dojë të mirën Shqipërisë më shumë se Izraelit, del se Soros ia do të keqen Shqipërisë. Dhe të mendosh që këtë Sorosin, Edi Rama e ka bërë “qytetar nderi” të Tiranës, ose më saktë të Tirama Aviv.
“Edizraeli” është një gjë shumë e rrezikshme, të cilën duhet ta ndalojnë njerëzit e përgjegjshëm në organizatat hebreje ndërkombëtare, të cilët duhet të frenojnë lojën e ekstremistëve si Soros dhe Berkovic. Është momenti i fundit që Soros të frenohet nga loja që po bën në Shqipëri, nga ata që nuk duan që shqiptarët të besojnë tek “Protokollet e Pleqve të Zionit”, të cilat gjithashtu janë një tjetër libër shumë i lexuar në Shqipëri, nën titullin “Sekretet e sundimit të botës”. Dhe pastaj askush nuk duhet të habitet që në “Edizrael” të ndodhë për fat të keq “Kristallnacht”, si më e pakta.
Me posterin që ka vënë Lëvizja “Mjaft” tek hyrja e saj, ka marrë përsipër autorësinë e shkrimeve në rrugët e Tiranës “Mirësevini në Saligrad” me figurën e draprit dhe çekanit. Këto janë të kundraligjshme dhe policia bashkiake duhet të kishte reaguar për këtë gjë duke e penalizuar lëvizjen “Mjaft”, por kjo nuk ka ndodhur se si duket kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama është autori i idesë. Duke marrë shkas nga gjetja e lëvizjes “Mjaft” mund të ndodhë që muret e Tiranës të mbushen me shkrime “Mirësevini në Edizrael” me Yllin e Davidit me gjashtë cepa anash. Ata që protestojnë kundër “Saligradit” në emër të “Edizraelit” janë shumë më të rrezikshëm, se Berisha është një individ, që së shpejti do të dalë nga politika, kurse “Edizraeli” është një elitë konspirative, që nxjerr individë, duke u shndrruar nga “Edizrael” në “Eri(Zi)on”(Erion Veliaj) etj.