Nga Kastriot Myftaraj
Edi Rama lindi në 1964 dhe u rrit në një kohë kur të ishe jokonformist do të thoshe të ftoje Sigurimin e Shtetit në derë për të të arrestuar si armik të regjimit. E megjithatë Edi Rama, në një mënyrë ose në një tjetër ishte një jokonformist edhe në atë kohë, kur jokonformizmi ishte një luks i rrezikshëm. Edi Rama mund t’ ia lejonte vetes këtë luks për shkak se regjimi e toleronte deri në një farë mase jokonformizmin tek fëmijët e përkëdhelur të nomenklaturës. Edi Rama ishte një njeri i tillë, se babai i tij ishte skulptor i oborrit të diktaturës, aparatçik i regjimit në art, si dhe deputet e anëtar i Komitetit Qendror të PPSH. Ndërsa daja i nënës së Edi Ramës ishte anëtari i Byrosë Politike dhe zëvendëskryeministër për disa dekada, Spiro Koleka. Jokonformizmi i Edi Ramës ishte më tepër një lloj ekstravagance në sjellje dhe në gjeste, ndonjë shaka e rëndë mësuesit apo pedagogët, ndonjë anekdotë disi me spec, ndonjë vizatim nudo, veshje të modës perëndimore, e gjëra të tilla. Madje arriti deri atje sa të ushtronte edhe pederastinë, për t’ u dukur jokonformist i vërtetë, jo se ishte në të vërtetë pederast.
Në të vërtetë, jokonformizmi i Ramës ishte simptomë e një krize personaliteti. Edi Rama do të mund të quhej një figlio d’ arte, siç quhen ata fëmijë artistësh që bëhen artistë, sikur ai të ishte bërë vërtet një artist, një piktor i talentuar. Edi Rama bëri shkollë për pikturë, se i ati i tij kishte për të një agjendë, që t’ i siguronte një vend komod pune. Që kur Edi Rama filloi studimet për pikturë, ai ishte projektuar për të si pedagog, në Institutin e Lartë të Arteve. Edi Rama ngjante me perëndeshën Athina, të cilën Zeusi e rriti në kofshën vet, nga ku e nxorri të armatosur, me helmetë, mburojë dhe heshtë. Edhe Edi Rama si piktor u rrit në “gishtin” e të atit, nga ku doli si piktor me penel dhe pedagog.
Të gjithë shokët e klasës së Edi Ramës në shkollë e kishin të qartë atë që thashë më lart, gjë për të cilën e përbuznin dhe në një mënyrë ose në një tjetër ia shprehnin dhe atij. Për këtë arsye, si artist ai kishte një kompleks inferioriteti, të cilin mundohej ta kapërcente me sjellje jokonformiste. Një nga shakatë e tij ishte që t’ i shfaqej i zhveshur shokëve të kursit, meshkuj dhe femra, duke thënë se keni rastin të pikturoni një nudo. Por edhe në këtë rast kishte shokë të klasës, si në shkollën e mesme, ashtu dhe në shkollën e lartë, që i jepnin të kuptonte se dhe këtu ai nuk kishte ndonjë dhunti, dhe se ata mund ta bënin edhe më mirë se ai këtë gjë, sikur të kishin mbrojtjen politike që kishte ai.
Kjo e bënte edhe më të rëndë krizën e personalitetit të Edi Ramës dhe për ta kapërcyer këtë ai kalonte nga jokonformizmi në arrogancë dhe vagabondazh. Në vitin 2005 Edi Rama hapi një ekspozitë pikturash të quajtur “Hartat e mendjes”. Kjo duket është një evokim i një ngjarjeje të Edi Ramës në shkollën e mesme, kur ai një ditë, kur ishte dezhurn në shkollë, në orët e pasdites, bëri me laps disa vizatime të çuditshme prapa hartave që ishin në klasa të ndryshme. Në këto vizatime paraqitej një njeri me maskë, i cili me një gërshërë gjigande ndiqte pas mësuesit duke dashur t’ u presë me të këmbët, krahët, veshët, kokën, gjë që në vizatim e kishte bërë me disa prej tyre. Shpejt u zbulua se kush i kishte bërë vizatimet dhe çështja u mbyll pasi Edin e vunë të kërkojë falje dhe të fshijë me gomë të gjitha vizatimet që kishte bërë.
Antikonformistët janë njerëz që bëjnë luftën e brezave, dhe rebelimi i tyre fillon që në familje ndaj prindërve, nëse këta janë konformistë. “Jokonformisti” Edi Rama ishte në jetë një “puppet on a string” (kukull e komanduar me fije) e të atit të tij që e çoi në shkollë për pikturë, ku Edi nuk u bë dot piktor, por e shumta u bë vizatues, siç i tha një shoku i tij i kursit në shkollën e lartë, gjatë një grindjeje në prani të të tjerëve. Sipas agjendës të të atit, kur “jokonformisti” Edi Rama mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, u bë asistent/pedagog dhe më pas pedagog i vizatimit në degën e pikturës në institut. Shokët e tij të klasës thanë me ironi se ai pak a shumë e meritonte këtë gjë, pasi edhe pse nuk ishte piktor, ishte vizatues. Kjo e përkeqësoi krizën e personalitetit të tij. Prandaj, Edi Rama, edhe kur u bë pedagog, Edi Rama vazhdoi të bëjë “jokonformistin”, ose më saktë vagabondin arrogant, duke lloj-lloj shakarash të rënda me studentët dhe kolegët.
Në dhjetor 1990, kur ndodhi lëvizja studentore, Edi Rama ishte në Korfuz, ku po vizitonte një miliarder grek, që e kishte kushëri. Ai e dinte shumë mirë se pritej të ndodhte diçka, e megjithatë iku në Greqi, pikërisht në kohën që pritej “të plaste”. Kjo ikje nuk ishte e rastësishme. Edi Rama ishte i trembur për atë që mund t’ i ndodhte. Atë rrahjen që pësoi në janar 1997, ai e priste në dhjetor 1990, me ato që kishte bërë. Por, kur e siguruan nga Tirana se lëvizja antikomuniste ishte një “tigër prej letre”, kontrolluar nga regjimi, ai u kthye me ngut, duke kërkuar të bëjë protagonistin atje. Pra, ai kishte vendosur të hynte në politikë, dhe pikërisht tek partia e parë opozitare, PD. Kjo mund të konsiderohej si një “luftë brezash”, antikonformizëm, rebelim i Edi Ramës ndaj të atit, Kristaqit që ishte një njeri i nomenklaturës, por edhe rebelim ndaj shtresës nga vinte, duke konsideruar kush ishte daja i tij. Por, Edi Ramën nuk e pranuan as në PD dhe as në PS, që doli nga PPSH në atë kohë.
Kjo ishte një traumë e madhe për Edi Ramën, se, kur tentoi të hynte në politikë, në vitet 1990-1991, ai për herë të parë në jetën e vet po tentonte të bënte diçka vetë, pa u drejtuar nga i ati. Dështimi duhet ta ketë lënduar fort, aq më tepër që pikërisht në atë kohë, në 1991, martesa e tij hyri në krizë të plotë duke bërë dhe divorcin. Atij i vinin fjalët që thuheshin se martesa e tij ekzistoi sa kohë ekzistoi diktatura, ku ai ishte i privilegjuar. Derisa nuk e pranuan në politikë, as në PD, as në PS, ai reagoi në mënyrën e vet, si atëherë kur vizatonte skena monstruoze pas hartave. Edi Rama në atë kohë u bë në dukje rebeli dhe antikonformisti më i spikatur dhe më grotesk i pinjojve të nomenklaturës komuniste derisa u shpreh për përmbysjen e të gjitha vlerave të së majtës, duke kërkuar nxjerrjen jashtë ligjit të PPSH, duke i quajtur dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare “gjaku i rremë në themelet e pushtetit”, ndërsa vetë këtë luftë, “luftë civile” të filluar dhe drejtuar nga emisarët jugosllavë. Me këtë Edi Rama nuk shprehte bindjet e veta, por krizën e personalitetit të vet.
Në këto rrethana “jokonformisti” Edi Rama gjeti tek Sorosi ekuivalentin e puppet-master (kukull-komanduesit), babait të vet dhe dajës së vet të pushtetshëm. Fakti që Sorosi, edhe pse Edi Rama u bë beniamini i tij që në fillim, në Shqipëri, nuk e katapultoi në politikë, në PS, që në fillim, në 1992, apo në vitet në vazhdim, tregon se misionarët e Soros, si çifuti Irving Berkoviç, që erdhi në Shqipëri në 1992, i shikonin me shumë dyshim “hartat e mendjes” të Edi Ramës. Kriza e personalitetit të tij ishte shumë e dukshme për ta, dhe ata mendonin se ai kishte nevojë për një trajtim të gjatë, para se të katapultohej në politikë. Ata e përpunuan Edi Ramën, dhe ky proces të bën asosacion me atë të një tjetër qenieje që ka lindur në 4 korrik, si Edi Rama, që mburret për këtë gjë, për faktin se është festa kombëtare e SHBA. Fjalën e kam për gorrillën e famshme Koko që ka lindur në 4 korrik 1971, dhe që trajtua në Universitetin e Stenfordit në SHBA, derisa u bë e aftë që të komunikojë me 1000 shenja dhe të kuptojë 2000 fjalë në anglisht.
“Dr Patterson” (specialisti që stërviti gorrillën Koko) i Edi Ramës ishte çifuti amerikan i pajtuar nga Soros, Irving Berkoviç, i cili vishej dhe sillej në atë mënyrë që të gjithë ta kuptonin se ishte cifut, dhe se lobi çifut në SHBA mbështeste Edi Ramën. Derisa tek Soros Edi Rama gjeti ekuivalentin e dajës e tij, Spiro Kolekës (Edi Rama e quante Sorosin “dajko”), tek Irving Berkoviç gjeti ekuivalentin e babait të tij, Kristaqit. Kështu, Edi Rama erdhi në 1998 në Shqipëri si “gorilla Koko” dhe u katapultua në postin e Ministrit të Kulturës, ku si hakmarrje për ata që e kishin quajtur vizatues dhe jo piktor, i lyeu me një miksturë ngjyrash të dalë nga “hartat e mendjes” së tij fasadat e pallateve të rrugëve kryesore të Tiranës. Edi Rama ia mori shumë dividendët rrahjes së tij në janar 1997, për të cilin fajësoi Berishën, që atëherë ishte President, sikur e bëri për shkak të shkrimeve që botonte Rama tek “Koha Jonë”. Në fakt, të vërtetën e kësaj ngjarjeje e dinë shumë vetë, se ajo ishte, po të parafrazoj titullin e një romani të Markesit “Kronikë e një rrahjeje të paralajmëruar” se ata që e rrahën e kërkuan atë mëngjes në shkollë, pastaj e kërkuan tek kafe e Fidelit, dhe e gjetën në mbrëmje për ta rrahur publikisht, pa u fshehur. Ata që e rrahën nuk e kishin me shkrimet e tij, por me pikturat e tij, se ai i kërkoi një studenteje që të pozonte nudo për të. Këtë nuk e bënte nga pasioni i tij për femrat, por disa femra ai i çonte në Paris ku përfundonin si prostituta, duke marrë Edi pjesën e fitimeve nga rrjeti kriminal.
Ironikisht, Edi Rama, kur hyri në politikë aktive, në 1998, përgënjeshtroi gjithë antikonformizmin e tij legjendar, duke hyrë në kursin e ndërprerë në 1990, të konformizmit ku e kishte drejtuar në jetë i ati, Kristaqi. Edi Rama hyri në politikë në PS, për të cilën në 1991 kishte thënë se duhej të shkrihej, dhe filloi të tregonte një respekt të veçantë për veteranët partizanë dhe dëshmorët partizanë, për të cilët pas vitit 1990 kishte thënë gjërat më të këqija. Kur Edi Rama u bë kryetar i PS në 2005, nga jokonformizmi që u përpoq ta ruante disi në veshje dhe në të folur, në vitet e para si ministër dhe kryetar bashkie, nuk mbeti më asnjë gjurmë. Edi Rama erdhi duke u shndërruar në një aparatçik partiak të traditës së PPSH, që bënte psallmet e nderimit të veteranëve, dëshmorëve, që bënte ritualet e ditëve të Konferencës së Pezës, 29 nëntorit etj., duke mësuar këto si “gorilla Koko” të flasë në këto ngjarje në gjuhën e Adil Çarçanit. E folura e tij humbi koloritin e batutave dhe erdhi duke u bërë shumë e thatë. Ai që kërkoi për vite të shitej si një intelektual rebel u bë një autokrat partiak, konformist i traditës së vjetër konformiste të së majtës shqiptare, i cili nuk lejon diversitetin e mendimeve dhe rrymat alternative në parti. Duke bërë Qemal Stafën simbol të forumit të mendimit politik të PS, ai e zbulon veten si deja vu e përshtatur me kohën e Enver Hoxhës. Edi Rama pasi tentoi me rradhë të bëhet piktor dhe nuk u bë dot më tepër se vizatues, të bëhet publicist dhe nuk u bë dot më tepër se ekuivalenti i rapsodit në publicistikë, të bëhet intelektual dhe nuk u bë dot më tepër se i intelektualizuar nga reklama e madhe që iu bë, ai e gjeti veten si autokrat partiak intelektualofob.
Duke marrë nën kontroll me dorë të hekurt partinë, dhe duke i mbushur forumet e saj me mediokër, si dhe duke mënjanuar intelektualët e vërtetë, ai zbuloi se intelektualofobia ka qenë në qendër të krizës së tij të personalitetit gjatë gjithë jetës. Ai, që kur ka qenë në shkollë ka pasur një intelektualofobi dhe “jokonformizmin” e ka përdoirur si mënyrë që me armën e arrogancës të luftojë intelektualët që prevalonin me talent dhe vlera në mjedisin e tij, si kur ishte student, ashtu dhe kur ishte pedagog, dhe më pas si publicist, e si politikan. Për shkak të përkatësisë së tij tek nomenklatura, ai ishte në gjendje që në kohën e diktaturës të gjente libra për artin, që ishin të ndaluar për të tjerët, dhe për hir të së vërtetës ua jepte dhe disa shokëve, duke dashur të sigurojë autoritet mbi ta që të duronin shakatë e tij të rënda, me të cilat kujtonte se tregonte epërsi mbi të tjerët. Por vetë nuk i lexonte këto libra dhe kjo e bënte inferior kur shokët diskutonin për artin. Si artist nuk u bë intelektual dhe kjo e keqësoi krizën e tij të personaliteti. Është simptomatike se në vitin 1998, kur u bë ministër, për të treguar epërsi intelektuale si artist, botoi librin një libër të piktorit të madh rus, Kandinskit, me një parathënie të gjatë, ku zbulon se është ekuivalenti i rapsodit në kritikën e artit.
Intelektualofobia vinte nga dështimi i tij për t’ u bërë intelektual. Tek ai, shpesh snobizmi bajat është marrë për inteligjencë, ashtu siç është marra arroganca për jokonformizëm. Derisa nuk u bë dot intelektual si artist, akoma më pak mund të pretendonte të ishte intelektual si politikan dhe shtetar. Ai nuk kishte lexuar kurrë literaturë politike dhe historike, po të mos llogaritet ajo marksiste-leniniste që ishte e detyrueshme në shkollë në kohën e komunizmit. Duke bërë një jete boheme pas vitit 1990, deri në 1998, kur hyri në politikë, ai nuk lexoi literaturë politike dhe historike, çka do ta përgatiste për t’ u bërë politikan dhe shtetar. Edhe më pas, ai nuk gjeti kohë që ta bënte një gjë të tillë. Pra, ai nuk u bë një politikan intelektual dhe as ka gjasa të jetë një shtetar intelektual. Epigrami i tij është: Ai u shtir si jokonformist në diktaturë, për të kapërcyer krizën e personalitetit, dhe ironikisht e kapërceu këtë krizë, duke u bërë konformist në demokraci dhe liri.
Përcaktimi më i mirë për të do të ishte nekrokrat. Duke marrë Qemal Stafën si simbol të mendimit të ri politik të PS, ai tregoi se e ashtuquajtura prej tij politika e re, është në fakt një nekrokraci, ku ai është zombie (kufomë e ngjallur me rrite vudu) politik i Enver Hoxhës. Me këtë ai është kthyer në identitet si pinjoll i nomenklaturës komuniste. Kështu, ai pasi dështoi të jetë figlio d’ arte, ia arriti të bëhet figlio d’ politika, nëse mund ta përdor këtë fjalë, duke u bërë në politikë, ai çka do të bëhej i ati po të ishte gjallë sot dhe të merrej me politikë.





