Biznesmeni projekton bordellon më të madhe në Europë



Një biznesmen austriak ka treguar projektin për ndërtimin e bordellos më të madhe në Europë. Në total do të jenë 150 punonjëse seksi në dispozicion, madje do të ketë vend për të parkuar edhe autobusët.
Projekti prej 15 milion eurosh, i quajtur ‘FunMotel’, do të realizohet në afërsi të Vjenës. Në total brenda një ditë mund të vijnë 1 mijë klientë, ndërsa bordelloja ka 147 dhoma.
Hoteli do ketë një gardh të lartë deri në tre metra, për të siguruar privatësinë. Natyrisht do të ofrojë edhe restorant, palestër, sallon bukurie dhe shërbime ekstra seksi si festa, orgji, seks me porno- stare, etj.
Bordelloja do të hapet në vitin 2014, ndërkohë që vendi i saktë i saj nuk është bërë i ditur për të mos alarmuar banorët e zonës.
Biznesmeni Peter Laskaris, që do ndërtojë bordellon, thotë se hoteli me katër yje do të mundësojë kalimin e industrisë së seksit nga ‘dyqanet tek supermarketet’.
Autoritetet vendore dhe policia kanë dhënë leje për bordellon. Prostitucioni në Austri është ligjor dhe i rregulluar.