Arsenali nga janari me portier francez?

Londër, 15 nëntor – Portieri i ekipit të Tottenham Hotspus, Hugo Lloris mund të kaloj tek rivalët lokal, Arsenali gjatë kësaj fundjave, zbulojnë mediat angleze.

E përditshmja britanike “Daily Mail” shkruan se menaxheri i “topçinjve”, Arsene Wenger është këmbëngulës në sjelljen e gardianit 25-vjeçar, madje ishte edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Arsenal - i cili do të përpiqet të nënshkruajë me një portier të ri në janar - Lloris është vëzhguar hap pas hapi nga skautët londinez sezonin e kaluar dhe me pëlqimin e tyre, “Gunners” po kërkojnë ta transferojnë reprezentuesin francez, i cili në ekipin e Spursave është zëvendësues i veteranit, Bradley Friedel.

Ekipi nga “The Emirates” ka vendosur që të bëj një ofertë prej 16 milionë funte në drejtim të ekipit prej “White Hart Lane”, gjë që mendohet se këta të fundit nuk do ta refuzojnë këtë shumë të të hollave.

Related Posts: