Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të tregojnë muskujt në betejën që po zhvillohet mes Kinës dhe të tjerave vende aziatike në lidhje me disa territore.
Marina amerikane ka dërguar aeroplanmbajtësen bërthamore ‘USS George Washington’ në Detin e Kinës Jugore.
Dërgimi i anijeve luftarake është një sinjal i qartë i Uashingtonit për Pekinin.
Kina për momentin është në përplasje me Japoninë, Vietnamin, Filipinet dhe vende të tjera. Gjithçka po ndodh për shkak të disa ishujve.
Por nuk është vetëm kaq. Beteja për të kontrolluar atë pellg është mbi të gjitha ekonomike.
Vendet e vogla kanë kërkuar që SHBA të japin një sinjal direkt për Kinën, e cila është përfshirë kohët e fundit në disa manovra ushtarake, duke dërguar 11 anije dhe 8 aeroplanë ushtarakë në një stërvitje.
Kina thotë se këto janë misione rutinë.
Ndërkohë në Kinë kanë shpërthyer me dhjetëra demonstrata nacionaliste, që kërkojnë pronësinë mbi disa ishuj të pabanuar, të cilët pretendohen dhe nga Japonia e Tajvani. Ishujt në fakt kanë vlerë për shkak të burimeve dhe pozicionit të tyre.
Ndjenjat anti- japoneze në Kinë janë rritur ndjeshëm.





