Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Los Blancos po përpiqen t’i afrohen kreut dhe presin gabimet e Barcelonës.
Gonzalo Higuain pranoi një top nga Kaka dhe e dërgoi në drejtim të portës në formë krosimi, por ai përfundoi në rrjet (10’).
Goli i sigurisë për vendasit erdhi nga penaltia. Mesut Oezil u ndal në mënyrë të parregullt në zonë, ndërsa Cristiano Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë (68’).
Real Madridi aktualisht numëron 14 pikë, pesë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.





