Në fraksionin e parë nuk pati gola, ndërsa moment për t’u përmendur ishte përjashtimi i James Milner me karton të kuq (23’).
Në gjysmën e dytë, ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi. Realizues ishte Shane Long (67’).
Edin Dzeko ishte vendimtar në minutat e fundit, pasi dy golat e tij (80’ dhe 90’+1) ishin vendimtarë për fitoren. Carlos Tevez dhe Sergio Aguero i ndihmuan boshnjakut me asistimet e tyre.
Fitore ka shënuar edhe Liverpooli që me rezultat minimal e ka mposhtur Readingun (29’).





