Incidenti ka ndodhur në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe qendrës tregtare "Mavrovasja" dhe ai është nxitur nga huliganët serbe, të cilët kanë provokuar kalimtarët e rastit me flamuj serbe dhe thirrje antishqiptare.
Një grup të rinjsh shqiptarë menjëherë kanë reaguar kundër këtij grupi të tifozëve, me ç`rast kanë pësuar tifozët serbë.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se dy personat e rrahur në incidentin që ndodhi në mesditë janë serbë nga Podgorica e Malit të Zi.
Ata kanë ardhur në Shkup për të ndjekur ndeshjen e futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Qytetit dhe më pas janë lënë të lirë. Dy tifozët menjëherë i janë bashkëngjitur grupit të tifozëve të tjerë në sheshin qendror të Shkupit, ku janë tubuar dhjetëra tifozë të tjerë me flamuj serbë.





