Përfaqësuesja e Shqipërisë ka shënuar fitore minimale, por mjaft të rëndësishme kundër Sllovenisë, në rrugëtimin për Kampionatin Botëror 2014.
.

Kuqezinjtë zhvilluan një gjysmë të parë të mirë duke kontrolluar topin dhe duke menaxhuar ndeshjen
Pas disa aksioneve, loja e mirë e kombëtares shqiptare u konkretizua me gol në minutën e 36-të.
Një harkim i mirë nga e majta e Vilës, kaloi mbi Sadikun, por ishte fiks për Roshin, i cili e mposhti në kërcim markuesin e tij dhe portierin Handanovic për të shënuar golin e avantazhit.
Ekipi vendas vazhdoi të luante mirë edhe në fraksionin e dytë, ndërkohë që me raste sllovenët përpiqeshin që të ndëshkonin.
Shqiptarët nuk lejuan që t’u ikte loja nga dora deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, ashtu që arkëtuan pikë të plota nga ky takim.
Pas katër xhirosh, Shqipëria numëron gjashtë pikë në Grupin E dhe gjendet katër pikë prapa pozitës së parë të cilën e mban Zvicra.





