Obama e Romnej ulin tonet në darkën e bamirësisë




Presidenti amerikan, Barak Obama dhe sfiduesi i tij republikan, Mit Romnej, kanë bërë shaka me veten dhe njëri-tjetrin në një darkë prestigjioze bamirësie në Nju Jork, të organizuar nga Arkidioqeza Katolike e qytetit në hotelin luksoz “Waldorf-Astoria”. “Fushata mund të jetë shumë e vështirë, torturuese”, tha Romnej. “Presidenti Obama dhe unë jemi të dy me shumë fat që kemi një person pranë, dikë ku ne mund të mbështetemi, që është një prani komforti, pa të cilin ne nuk do të ishin të aftë të vazhdonim asnjë ditë tjetër. Unë kam gruan time të bukur Ana. Ai ka Bill Klinton”. Ndërsa Obama tha, “Siç mund ta keni vënë re, pata shumë më tepër energji në debatin e dytë, sepse më bëri vërtet mirë pushimi që mora në debatin e parë. Rezultoi se miliona amerikanë u fokusuan në debatin e dytë, pasi nuk ishin fokusuar në të parin. Ndodh që unë jam një prej tyre”.