Kjo nuk është aspak një çmenduri normale (VIDEO)


Richard Henriksen është me fat që është gjallë pas kësaj eksperience kaq të hidhur.
Ai ishte ftuar për të marrë pjesë në një program televiziv të suksesshëm në Norvegji, të titulluar “Çmenduri normale”. Ai do bënte disa ushtrime gjimnastikore buzë një humnere. Por gjithçka shkon gabim dhe ai rrëzohet.
Ekipi i xhirimit mbeti i ngrirë nga frika se ai mund të kishte vdekur. Prezantuesi thotë se kjo ishte eksperienca më e hidhur e tij.
Për fat Henriksen arriti që të hapte parashutën që kishte me vete dhe u ul.
Kjo në fakt nuk ishte aspak një çmenduri normale.

Related Posts: