Maqedonia hap dyert e Ministrisë së re të Jashtme (FOTOT nga godina luksoze)

Maqedonia hap dyert e Ministrisë së re të Jashtme (FOTOT nga godina luksoze):
Pas tre vitesh rikonstruksion, më në fund ka hapur dyert Ministria e re e Jashtme e Maqedonisë. Ajo është pjesë e projektit gjigand ‘Shkupi 2014’.
Sipas Balkan Insight, ajo është një godinë luksoze, e vendosur në qendër të qytetit, 27 metër e lartë dhe me 13.500 metra katrorë.
“Pas 20 vitesh pavarësi, diplomacia maqedonase më në fund ka një godinë të përshtatshme për një anëtar të ardhshëm të familjes euro- atlantike,” tha Nikola Poposki, ministër i Jashtëm.
Godina e ka marrë frymëzimin nga stili arkitekturor i antikitetit.
Kryeministri ka thënë se godina ka kushtuar 13.5 milion euro, por mediat thonë se çmimi është shumë më i lartë.
Në godinë ka skulptura me veshje tradicionale maqedonase, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit.
Në çati ka statuja të figura historike si Winston Churchill, Woodrow Wilson, Yitzhak Rabin, Mustafa Kemal- Ataturk, etj.