Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon duhet të jetë pak xheloz për këngëtarin Psy, pasi me këngën e tij “Gangnam Style’, ai është bërë koreanojugori më i famshëm në botë, duke rrëzuar nga ky post Ki-moon.
Shefi i OKB bëri shaka dhe tentoi të realizonte kërcimin e famshëm gjatë një takimi me yllin e muzikës, video e të cilit i ka kaluar 500 milion shikime në YouTube.
“Jam pak xheloz. Deri dy ditë më parë dikush më thoshte se jam koreanojugori më i famshëm në botë. Por tani jo më. Megjithatë nuk më vjen keq,” tha Ki-moon.
Kurse muzikanti Psy e vlerësoi bashkatdhetarin e tij duke thënë se ai është në zemrat e çdo koreanojugori.
Zëdhënësi i Ki-moon tha se ai angazhohet edhe në aktivitete të ndryshme sociale përveçse merret me konfliktet në botë.
Home »
» Edhe Ban Ki-moon mëson të kërcejë Gangnam Style (VIDEO)





