Sergio Ramos u gjend më mirë në zonë për të shënuar golin e epërsisë së vendasve në minutën e 25-të.
Pa përfunduar gjysma e parë (42’), spanjollët patën një mundësi të artë për ta dyfishuar rezultatin, mirëpo goditjen e Cesc Fabregas e ndali Hugo Lloris.
Dhe për të dëshmuar se kjo mbrëmje ishte në favor të ‘les Bleus’, u përkujdes Olivier Giroud në minutat shtesë (90’+4) për ta shënuar golin e barazimit. Asistimi ishte i Franck Ribery.





