Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ata merituam më shumë, pas barazimit 1-1 ndaj Manchester Cityt.
“Jam i kënaqur pasi mendova se ishte minimumi që e merituam sot. Jam i kënaqur edhe me kualitetin e paraqitjes dhe shpirtin tonë. Jam ca i frustruar pasi mendoj se kishte hapësirë për më shumë”.
“Ne kishim shanse të hershme dhe sigurisht shanse shumë të vonshme, veçanërisht shansi i Gervinhos në këndin e golit, kur e humbëm cakun”.
“Por në përgjithësi shpresoj ndeshja ta forcojë bindjen tonë, vetëbesimin tonë dhe të na sigurojë neve për potencialin tonë në këtë ligë”, ka thënë Wenger.





