Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, dëshiron që Ashley Cole të nënshkruajë kontratë të re me klubin.
“Ai është shndërruar në legjendë – ai tash është krejtësisht Chelsea. Por, nuk do të thosha se kjo ka ndodhur vetëm së fundi. Ai ka qenë këtu për shumë vite dhe ka kontribuar shumë për këtë klub”.
“Ai është një profesionist fantastik, që nuk jam i sigurt se e njihni. Dikush që del i pari në stërvitje, një prej të parëve që vjen në ndërtesë së bashku me Terryn, që stërvitet çdo ditë si profesionist, i besueshëm, dikush me të cilin mund të shkoni në luftë”.
“Dhe ai është shumë i qetë. Ai është shumë privat. Ai është një prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë”, ka thënë Di Matteo.
Italiani po ashtu ka konfirmuar se ai i ka rekomanduar bordin ta mbajnë Cole “sa më shumë që munden”.