Theo Walcott përballet me një situatë të vështirë te Arsenali, nëse vazhdon të refuzojë rinovimin e kontratës.
Daily Star shkruan se Walcottit i është bërë e qartë se ai nuk do të startojë për Arsenalin derisa të vendosë për rinovimin apo jo të kontratës së tij.
Ai madje do të jetë në pankinë edhe për sfidën ndaj Manchester Cityt, teksa bisedimet për kontratën e tij po vazhdojnë.