Chelsea fiton në fund (VIDEO)

Chelsea ka arritur të shënojë fitore të vështirë me rezultat minimal 1-0 ndaj Stoke Cityt në Stamford Bridge, duke u konfirmuar kështu si kandidat për titull në Ligën Premier.

Chelsea tentoi që nga fillimi të realizonte, por Stoke ishte shumë i organizuar dhe madje rrezikoi jo rallë herë portën e Bluve.
Pasi pjesa e parë mbaroi pa gola, edhe e dyta ishte e të njëjtit intensitet, me Chelsean që kërkoi fitoren.
Goli erdhi pesë minuta pa përfunduar takimi (85’) dhe atë e realizoi Ashley Cole me asistimin e Juan Matas.
Me këtë fitore Chelsea arrin në kuotën e 13 pikëve pas pesë ndeshjeve të zhvilluara dhe qëndron në pozitën e parë në tabelën e Ligës Premier.