Zëvëndëspresidenti i Galatasarayt, Ali Durust, ka zbuluar se Manchester United është i interesuar në dy prej lojtarëve të tyre.
Durust thotë se United ka pyetur për portierin Fernando Muslera dhe mbrojtësin Emih Kaya, pas paraqitjes së tyre të mrekullueshme në Old Trafford ndaj Djajve të Kuq.
“Semih është produkt i akademisë tonë. Ai është lojtar shumë me vlerë për ekipin tonë. Ne nuk kemi vënë çmim për të. Ai është i pa shitshëm për moment”.
“Muslera ka vlerë të njëjtë. Të dy janë në planet tona për të ardhmen. Ne kurrë nuk kemi dashur t’i shesim”, ka thënë Durust.