Bendtner debuton ndaj Chievos?

Trajneri i Juventusit, Massimo Carrera, është i gatshëm që t’ia mundësojë debutimin danezit Nicklas Bendtner në sfidën ndaj Chievos.

Bendtner është i huzuar te Juventusi për këtë sezon, ndërsa ende nuk ka debutuar në fanellën Bianconere.
“Bendtner ka stërvitur me skuadrën dhe është i gatshëm. Të shohim nëse do të ketë vend për të”, ka theksuar Carrera.